Del Piero synon të përmirësohet

Trajneri i Sydney FC, Ian Crook pranoi se Wellington Phoenix meritoi fitoren 2-0 ndaj tyre të shtunën.
Sydney u dominua nga skuadra e Zelandës së Re dhe as përforcimi i ri Alessandro Del Piero nuk ishte në gjendje ti ndihmojë ekipit ti shmanget humbjes, në debutimin e tij. Por, Crook ka lavdëruar paraqitjen e Del Pieros.
“Alessandro luajti mirë, duke pasur parasysh se erdhi në klub vetëm dy muaj më parë”. Kurse, vet Del Piero u shpreh: “Ende nuk jam në formën më të mirë fizike që synoj të jem. Do të përmirësohem në vazhdim. Ende kam nevojë të përshtatem me bashkëlojtarët e rinj”.