Dr. Gilmour

Kitaristi i grupit legjendar Pink Floyd, David Gilmour, e ka pranuar titullin Doktor Nderi i Arteve, që i është ndarë nga Universiteti Anglia Ruskin, në Cambridge.
Ai është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikë si tekstshkrues, muzikant dhe novator.
Si i ri, Gilmour kishte studiur në Cambridgeshire College of Arts and Technology, që tash është pjesë e Universitetit Anglia Ruskin.
Ai ende mbanë lidhje të afërta me universitetin, kurse së fundmi e ka ndihmuar projektin e Cambridge School of Art, të titulluar The City Wakes, i cili ka për qëllim nderimin e veprës së Syd Barrett.
Sipas gazetës Cambridge News, John Gordon, i cili ishte pjesë e grupit të hershëm të Gilmour, Jokers Wild, ka thënë: Jam shumë i lumtur që miku im i vjetër David është nderuar prej universitetit... Ai është njëri ndër kitaristët më të mirë në botë.