Primo Levi: Fati i shfytyruar

Në kapitullin e parë e Nëse ky është një njeri, Primo Levi përshkruan halucinacionin e përditshëm të krijuar nga shpërndarja e bukës bllokëz i shenjtë gri që duket gjigant në dorën e fqinjit tënd dhe i vogël sa për të qarë kur është në dorën tënde. Për çka lindnin diskutime mbi fatin e njohur dhe mbi fatin e shfytyruar të të tjerëve. Ky imazh, fat i shfytyruar, është titulli i temës së leksionit të profesor Robert Gordon, nga Universiteti i Cambridge (ku ligjëron letësinë italiane). Titulli komplet: «Fati i shfytyruar: Shoah, tasrti dhe njeriu normal».
Professor Gordon, çka paraqesin fati ose rasti në mënyrën e rimendimit të Auschwitz-it të Primo Levi-t?
Eksiton një tjetër çështje që duhet cituar, nga I sommersi e i salvati. Pa kthimit në shtëpi, Levi pet një mik që i thotë: ke shpëtuar falë Providences, për një qëllim, ndërsa Levi ia kthen me bindjen se ka shpëtuar falë disa rrethanave fatlume. Është kundër një vizioni providencialist, ndoshta ngase ka një matricë tjetër kulturore, ndoshta ngase ndihet shkencëtar. I beson rastësisë, siç duket nga shumë shkrime. Aq sa për mua ai është një lloj i filozofit të rastit. Këtë e thotë edhe moderniteti dhe aktualiteti i tij. Ti besosh rastit, një rastësie të pastër laike e post-ideologjike, do të thotë ti refuzosh skemat e parakostiuuara dhe të ndërtosh një moralitet të ri, të çliruar nga çudat e së kaluarës.
Pra, i mbijetuari është një njeri fatlum?
Saktësisht ashtu. Kam gjetur një film spanjoll, një noir bukur të çuditshëm, realizuar më 2001, në të cilin një grup personash të pajisur me dhuntinë e fatit e sfidojnë veten në lojëra gjithnjë e më të rrezikshme. E kush është shefi i tyre, i interpretuar nga Max von Sydow? Një hebre që e ka mbijetuar gjenocidin, prandaj konsiderohet njeriu më me fat në botë. Ky më ka bërë të mendoj për Levi-n: të mbijetosh në Auschwitz konsiderohet, për çudi, maksimalja e fatit.
Megjithatë, kur Levi përballet me provimin e Kimisë për të punuar në një laborator, në kushte më të mira, ai shkruan: E di që do të shpëtoj nëse do të bëhem specialist, e do të bëhem specialist nëse do ta kaloj një provim kimie. Këtu hyn në lojë jo rasti por nevoja, a sju duket kështu?
Është e vërtetë, jo gjithçka është fryt i rastit. Nuk duhet të teprohet në kët lexim. Ka edhe shpjegime racionale. Megjithatë, Levi këmbëngul shumë te rasti si problem i thellë i parashtruar nga Shoah. Dora dorës që rriten kujtimet, rritet edhe emfaza mbi rastin.
Çfarë moraliteti mund të krijohet mbi një filozofi të rastit?
Një filozof anglez, Bernard Williams, ka shkruar një libër, Moral Luck (Fati moral), mbi këtë problem. Merr shembullin e Paul Gauguin: nëse nisemi nga fillimi i ndodhisë së tij, gjykimi moral është negativ, braktisje e familjes, tradhti; nëse e marrim parasysh fundin, gjykimi është për suksesin. Po sikur të mos kishte pasur sukses? Pra, ku është moraliteti nëse koincidon me rastësinë, me kontrigjencën e pastër.
«Fat i shfytyruar», citim që i jep titullin leksionit tuaj, ka referime të tjera, bën aluzione të tjera, përtej «Nëse ky është një njeri »?
Duke menduar për faqet e Nëse ky është një njeri kushtuar Këngës së Uliksit, kam kërkuar një ekuivalent në letërsinë angleze: kë tjetër nëse jo monologun e njohur shakesperarian To be, or not to be? Mirë pra, në vargun e tretë citohet «outrageous fortune», fati i tmerrshëm, një përkthim i të cilit është fati i shfytyruar. Imazhi përfshin të gjitha problemet që Hamleti duhet të zgjidhë, politike e personale. E pse fati është i tmerrshëm? Ngase, në të vërtetë, nuk dimë asgjë, nuk e njohim të ardhmen, bile e kemi të vështirë edhe ta kuptojmë të tashmen, gjithçka është rastësore. Levi është pothuajse i obliguar të mendojë si Hamleti. Parë nga lart, Lageri është një sistem i vdekjes, në të cilin nuk është e parashikueshme të mbijetosh. Vetëm nga poshtë dhe vetëm rastësisht mund të shpëtohet.
Një angazhim që turbulloi Levi-n, më 1982, ishte përkthimi i Procesit të kafkës. Protagonisti i Procesit pranon si të natyrshme krejt atë që i rastis, ndërsa Levi reagon gjithmonë në Lager, habitet nga jonjerëzorja dhe dhuna e tij. Pse, sipas jush, ky qëndrim i kundërt?
Derisa Kafka rrëfen një stad të sistemit që nuk lejon rrugëdalje, qëndrimi i Levi-t është ta shtyjë kufirin pak më tej, duke vazhduar ta hetojë dhe analizojë, duke mos e mbyllur kurrë çështjen. Në këtë kuptim, jam i bindur se Levi vë në akt fleksibilitetin mendor, për çka, edhe në rrethana ekstreme, gjen gjithmonë një mënyrë për ta kërkuar një rrugëdalje. Ky fleksibilitet mendor, kjo inteligjencë laike, me përhapje të gjerë morale, të ndihura edhe nga gatishmëria ndaj ironisë, janë ajo që ai lë mbrapa vetes, e prandaj duhet admiruar për këtë.