E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthesa historike 3

Pjesa e tretë e Kthesës historike, me të cilën mbyllet trilogjia historiografike, me fokusimin tek lufta e Perëndimit për Kosovën, ka për qëllim që të paraqesë jo vetëm aspektet faktografike të kësaj lufte dhe ato ti nxjerr në një dritë të re në përputhje edhe me sferat e interesit dhe të konjunkturave gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rrethanat e rënies së bipolaritetit bllokist dhe të tjera, por ato ti trajtojë edhe nga këndvështrimi i përkatësisë historike të shqiptarëve si pjesë e civilizimit perëndimor dhe përpjekjeve të pareshtura që në përputhje me zhvillimet, tu kthehen rrënjëve edhe atëherë kur anatema e përjashtimit prej tyre me pa të drejtë do ti ngarkojë me hipotekën e rrënuesit të tyre me pasoja të renda politike dhe shoqërore.

Ky libër, i cili është shkruar me përkushtim të madh nga ana e autorit të tij, do të promovohet sot (me 13 nëntor) në BKUK, duke filluar në ora 12:00.

Në parathënien e tij, autori ka shkruar se në libër ka tentuar të hedhë dritë edhe tek disa zhvillime të një rëndësie të veçantë historike të faktorizimit të shqiptarëve që nga Mesjeta, siç ishte paraqitja e Despotatit të Epirit, por edhe shfaqja e Mbretërisë së Arbërisë në vitin 1272, e themeluar nga dinastia Anzhuje e Sicilisë, e minimizuar nga historiografia shqiptare, ose e trajtuar në përputhje me koncepte ideologjike, kur përpjekjet e Vatikanit dhe të disa vendeve katolike për tu ndihmuar feudalëve, fisnikëve dhe bujarisë arbërore që me mbretërinë e tyre të themeluar dhe të ndihmuar nga perëndimorët, të luftojnë Bizantin dhe njëherësh të pamundësojnë zgjerimin e shtetit serb në dëm të tokave të tyre, të vlerësohen si veprime pushtuese të perëndimorëve ndaj shqiptarëve!

Në këtë dritë do të shihen dhe do të trajtohen edhe zhvillimet nëpër të cilat do të kalohet që nga shfaqja e Krizës Lindore e deri tek pavarësia kombëtare, ku nxirret në pah se ruajtja e Shqipërisë dhe bërja e saj shtet nuk varej vetëm nga përpjekjet e shqiptarëve, por edhe më shumë nga përkrahja dhe rivaliteti i fuqive të mëdha, ka shkruar autori në parathënie të librit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›