E Diel, 1 Nëntor 2026

Dr Ibrahim Rugova 'Gandi i Kosoves', simbol i rruges paqesore drejt fitores se Pavaresise

Dr.Ibrahim Rugova lindi ne fshatin Cerrce, komuna e Istogut, ne Kosove, me 10 janar 1945. Mbas mbarimit te shkolles fillore ai vazhdoi shkollimin e mesem ne Peje, studimet e larta i kreu ne Prishtine, ne Fakultetin e Filozofise te Universitetit te Prishtines. Pas diplomimit ne Degen e Albanologjise me 1971 ai vazhdoi per nje vit ne Ecole Pratique des Hautes Etudes te Parisit studimet akademike ne degen e letersise. Ne vitin 1984 doktoroi ne Universitetin e Prishtines ne degen e Letersise. Po kete vit u zgjodh kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves.
Si kryetar i partise Lidhja Demokratike e Kosoves u zgjodh me 23 dhjetor 1989, duke kontribuar ne shume ngjarje te rendesishme ne territorin e Dardanise, si: Deklarata e Pavaresise (2 korrik 1990 ), shpallja e Kosoves Republike dhe miratimi i Kushtetutes se saj (7 shtator 1990 ), referendumi popullor per pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves, mbajtur ne fund te shtatorit te vitit 1991, zgjedhjet e para shumepartiake per Kuvendin e Kosoves dhe zgjedhjet presidenciale ne Republiken e Kosoves me 24 maj 1992.
Ne zgjedhjet e Kuvendit, i cili perbehej nga tri partite kryesore te Kosoves, fitoi partia e tij, duke u zgjedhur i Kryetar i Republikes se Kosoves me shumice votash. Fondacioni Paul Litzer i Danimarkes ne vitin 1995 i dha Ibrahim Rugoves Cmimin per Paqe. Me 1996 zgjidhet anetar korrespondent i Akademise se Arteve dhe te Shkencave te Kosoves dhe shpallet doktor nderi i Universitetit te Parisit VIII, ne Paris. Ne zgjedhjet e mbajtura ne mars 1998 ai rizgjidhet ne poziten e kryetarit te republikes, dhe po ne kete vit merr Cmimin Saharov nga Parlamentit Evropian.
Gjate luftes se Kosoves(1999) ai qendroi ne Kosove, ku u paraburgos se bashku me familjen e tij nga qeveria e Serbise, e cila pas disa ditesh keqtrajtimi psiqik, i lejoi Dr. Rugoves dhe familjes se tij largimin nga Beogradi.
Ne vitin 1999 shpallet qytetar nderi i qyteteve italiane: Milanos dhe Breshias (Brescia) si dhe nga qyteti gjerman Mynster (M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›