Dy vjet qe kur Dr. Ibrahim Rugova u nda nga jeta
Dy vjet me pare (21 janar), Shqiperia perjetoi me hidherim vdekjen e parakohshme te Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova, prijesit te qendreses qytetare, misionarit te madh te paqes dhe pavaresise se Kosoves, mikut te madh dhe te cmuar te perendimit ne Ballkan. Qeveria shqiptare shpalli me nje vendin te posacem tre dite zi kombetare, ndersa ne momentin solemn, kur arkivoli me trupin e te ndjerit, u vendos ne banesen e fundit, u nderpre cdo veprimtari, u mbajt nje minute heshtje, rane borite dhe sirenat e te gjitha mjeteve te levizshme ne mbare vendin, ne nderim te tij. Presidenti i Republikes i asaj kohe, Alfred Moisiu, kryesoi delegacionin shteteror qe mori pjese ne ceremonine e varrimit te Presidentit Rugova ne Prishtine, ndersa ne perberje te delegacionit benin pjese Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetaret e dy grupeve kryesore parlamentare, Bamir Topi dhe Pandeli Majko.
Qytetaret e Tiranes, organizuan homazhe ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Qe pasditen e dates 21 janar banore te kryeqytetit ndezen qirinj ne sheshin "Skenderbej", perballe monumentit te Heroit Kombetar