E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dr Mikel Nakuçi: “Depilimi me lazer, metodë e rë dhe rezultative”

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Njeriu jo gjithnjë është i kënaqur me trupin e tij. Një nga pakënaqësitë qëndron tek shfaqja vend e pa vend e bulbeve të qimeve, të cilat gjatë gjithë kohëve moderne, është përpjekur ti largojë me mjete të ndryshme. Për të ndihmuar dhe lehtësuar këtë trajtim estetik me sa më pak trauma të lëkurës dhe sa më shumë komoditet dhe efikasitet ka hyrë në ndihmë edhe shkenca, duke propozuar alternativat e saj të trajtimit (depilimit). Nga prerja mekanike e qimeve, djegia e tyre me flakë, metodat e xhamit, kremit prej dylli, sheqerit të djegur, tek kremrat farmaceutikë, debilatorët elektrik e deri tek lazeri. Metoda më e avancuar që siguron heqjen e përhershme të qimeve, më e kushtueshmja njëherësh (një depilim i gjithë trupit shkon mbi 300 euro), por më e lirë në harxhimin afatgjatë, por edhe metoda më e përfolur për efektin e saj afatgjatë mbi organizmin. Por a është në fakt me ndonjë lloj risku mjekimi me rreze lazer? Në intervistën tonë kësaj pyetjeje dhe të tjerave u jep përgjigje dermatologu, Doktori i Shkencave të Universitetit të Janinës, Mikel Nakuçi.
-Doktor, vitet e fundit flitet gjithnjë e më gjerë për mjekimet me lazer. Çfarë i ka bërë kaq të përdorshme aparaturat lazer në mjekësi?
Rrezet lazer kanë zgjidhur në fushat ku përdoren, një nga problemet më të mëdha të mjekimit, i cili është “Selektiviteti” ose “Përzgjedhja” vetëm e indit të dëmtuar, pa ndikuar në indin e shëndoshë. Përshembull, gjatë depilimit, rrezja lazer shkatërron vetëm rrënjën e qimes pa dëmtuar lëkurën përreth. Aparaturat e teknologjisë së fundit, përveç kësaj bëjnë të mundur kontrollin shumë të mirë të rrezes dhe të energjisë, të cilen ajo përcjell, duke siguruar një mjekim pa efekte anësore.
-Por çfarë është në fund të fundit rrezja lazer?
Në thelb, rrezja lazer është një rreze drite e përqendruar dhe e drejtuar, e cila kur takon indin që duam të shkatërrojmë shndërrohet në një energji termike. Shkurt, lazeri është dritë dhe i bindet të gjitha ligjeve të fizikës që kanë të bëjnë me dritën.
-Mund të flasim pak për aparaturat lazer. Kemi vetëm një aparaturë për të gjitha mjekimet apo specialitetet dhe në qoftë se jo, janë të gjitha rezultative?
Aparaturat lazer klasifikohen në disa lloj kategorish. Një kategori i ndan aparaturat në bazëe të mënyrës së prodhimit të rrezeve lazer, si lazer aleksandriti, rubinit, diodik, Nd: YAG, dioksidit të karbonit, eximer etj. Një kategori tjetër e cila shpesh varet nga e para, është gjatësia e valës që fillon nga rreth 200nanometër deri në 10060nm. Në varësi të dy klasifikimeve të mësipërme përcaktohen edhe se në cilat sëmundje ose mjekime do të përdoret aparatura.
-A kanë efekte anësore mjekimet me lazer, pasi shpesh ka hamendësime në popullatë, por edhe nga shkenca nuk determinohet qartë efekti i këtyre rrezeve?.
Ruajtja sa më e mirë e shëndetit përbën një rëndësi të madhe në mjekimet me këto aparatura, prandaj shkencëtarët dhe ligjet e Komunitetit Evropian kanë klasifikuar aparaturat lazer në katër kategori. Kategoria e parë edhe e dytë për shkak të rrezikut të ulët gjatë përdorimit mund të përdoren edhe nga estetistët. Kategoria e tretë dhe e katërt që janë edhe më rezultative mund të përdoren vetëm nga mjekët.
-Mund të flasim pak për depilimin me lazer, që është edhe procedura më e përhapur dhe që i intereson shumë grave dhe vajzave
Mirë e përcaktuat që mjekimi me lazer për heqjen e qimeve të padëshirueshme është më i përhapuri. Sipas statistikave ndërkombëtare është procedura e dermatologjisë kozmetike më e përhapur në femrat deri në moshë 35 vjec. Mbas kësaj moshe vjen e dyta mbas mjekimeve me botox. Qëllimi i depilimit me lazer konsiston në largimin përfundimtar të qimeve. Ky objektiv realizohet në 90 % të rasteve. Mbas disa seancash qimet zhduken përfundimisht.
-Po për pjesën tjetër, 10% çfarë mund të thuhet?
Duhet të sqarojmë se problemi i qimeve të padëshiruara nuk është problem vetëm i lëkurës, por i gjithë organizmit. Ka disa gjendje të organizmit të cilat ndikojnë në rritjen e tyre, dhe që është e domosdoshme të korrigjohen, në mënyrë që në mjekimin me lazer të kemi rezultate perfundimtare. Këto janë disa çrregullime hormonale, ovaret policistike, marrja e disa barnave etj. Në këto raste ndonjëherë është vështirë që të arrihet depilimi përfundimtar.
-Çmund të na sqaroni më tepër për këtë procedurë?
Depilimi me lazer përdoret për qimet me ngjyrë të errët, sepse rrezja lazer si rreze drite tërhiqet nga ngjyra e errët. Qimet bjondje ose pushi nuk janë objekt i kësaj terapie. Aparaturat që bëjnë këtë depilim janë lazer aleksandriti, Nd:Yag, Diodik, IPL. Por meqenëse rrezja lazer që tërhiqet më shumë nga ngjyra e errët e qimes është 755nm që prodhohet nga lazeri aleksandriti, kjo aparaturë është edhe më e mira për këto procedura. Ne në Institutin e Studimeve Dermatologjike kemi një aparaturë të tillë të teknologjisë së fundit. Seanca e mjekimit për shkak të aparaturave ndihmëse që mbrojnë lëkurën, është shumë e shpejtë, rezultative dhe pa dhimbje, kështu që femrat do të harrojnë metodat e tjera të dhimbshme, që për vetë menyrën nuk janë komode, por edhe bëjnë që qimet me kalimin e viteve të forcohen dhe shtohen.
-A e dëmton lazeri lëkurën? Thonë që shkakton kancerin e lëkurës
Jo, është një metodë e provuar tashmë në të gjithë botën dhe siç thashë edhe më lart, është procedura e parë e dermatologjisë kozmetike deri në moshën 35 vjeç. Mund të ketë si efekt anësor djegien e lëkurës, por vetëm në rastet e një përdorimi jo- profesional.
-Keni pasur pacientë të interesuar deri tani? Kush mund të bëjë depilim dhe a ka njerëz që u këshillohet depilimi?
Kemi filluar punën dhe pacientët janë shumë të kënaqur. Kërkesat e tyre për depilim përfshijnë dy kategori. Janë zakonisht ata që kanë qime në sipërfaqe të trupit në të cilat fiziologjikisht nuk ka qime, siç është përshembull fytyra e femrave. Dhe kategoria e dytë përfshin ata të cilët duan të bëjnë depilime në zona të caktuara siç janë sqetullat ose bikini tek grate apo edhe gjoksi ose shpina tek burrat. Kështu, përveç anës estetike ka edhe probleme të tjera si në rastet kur folikuli i flokut infektohet shpesh dhe përbën një formë kronike, në rastet kur shpesh mbetet nën lëkurë dhe krijon puçrra të shpeshta dhe shqetësuese. Në këto raste, heqja e qimeve është e këshillueshme me lazer dhe jo me metodat e tjera klasike.
-A mund të bëhet një depilim komplet? Sa kohë zgjat një seancë? Po gjithë procesi ?
Çdo njeri teorikisht mund të bëjë një depilim komplet, por në shumicën e rasteve kjo varet nga problemet dhe dëshirat e çdo njeriu. Kohëzgjatja e mjekimit (çdo seancë) është shumë e vogël dhe varet shpesh nga sipërfaqja e depilimit, p.sh e gjithë fytyra nuk do më shumë se 5 minuta. Zakonisht duhen disa seanca për të arritur qëllimin përfundimtar.
-Depilimi është permanent, apo qimet dalin përsëri pas njëfarë kohe (10 vjet, etj)?
Në shumicën e rasteve është permanent, por ka edhe raste që mbas njëfarë kohe mund të rishfaqen përsëri qime për shkak të ndryshimeve hormonale të organizmit në një periudhë më të vonët. Por edhe në këtë rast, kjo nuk ka të bëjë me rrënjët e qimeve të mjekuara me lazer se ato janë shkatërruar. Kjo ka të bëjë me aktivizimin e rrënjëve të tjera, që në organizmin e njeriut janë të paaktivizuara dhe të tilla shpesh mbeten për gjithë jetën.
-Çfarë mund të këshilloni për depilimin me lazer?
Të mos trembeni të aplikoni depilimin me lazer. Eshtë mjekimi më i mirë i mundshëm me qëllimin përfundimtar të zhdukjes përgjithnjë të tyre. Mjekimi është i provuar për rreth 30 vjet ku vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryhen çdo vit 3-4 milionë mjekime të tilla. Po një shifër e tillë çdo vit shfaqet edhe në Evropë dhe nuk ka asnjë rast të efekteve të tilla anësore, që do të ishin të rrezikshme për shëndetin.
Intervistoi D. KONA

Kujdesi me kremrat dhe llojet e sapunit

Për rezultate sa më të mira, nevojitet një lëkurë sa më e bardhë dhe një qime sa më e zezë. Ky është rasti ideal për këtë lloj mjekimi. Pra, çdo njeri nga në është mirë që të shmangë nxirjen me solar ose në plazh për sa kohë bën lazer. Në këtë aspekt, periudha më e mirë për të filluar terapinë është periudha e tanishme që deri në verë të bëhen disa seanca. Kuptohet se mjekimi mund të bëhet në çdo lloj periudhe ose edhe me ngjyrë të errët të lëkurës, por kjo ka të bëjë me eksperiencën e mjekut që mjekon dhe me rezultatin e mjekimit. Kremrat që acarojne lëkurën, janë të ndaluar. Në qoftë se merr disa lloj mjekimesh të cilat rritin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit duhet te informohet mjeku. Në përgjithësi duhet informuar mjeku për çdo lloj problemi shëndetësor dhe mjekim që merr si në mënyrë të përgjithshme me tableta, ashtu edhe në mënyrë lokale në lëkurë. Përdorimi i kremit kundër diellit në sipërfaqet e zbuluara është shpeshherë i domosdoshëm. Gjithashtu, një krem hidratant mbas mjekimit ndihmon për ta ndjerë lëkurën sa më mirë.

11 ushqime vitale për të forcuar imunitetin

Tash kur kemi kohe te ftohet dhe qe brenga per gripin e derrave apo gripi h1n1 dita dites po rritet, neve na duhet te mendojme se cka duhet te bejme te forcojme sistemin imunitar. Zyrtaret e shendetesis dhe ekspert te gripit pajtohen se me forcimin e sistemit imunitar dhe me praktikimin e pergaditjeve standarde per gripin sezonal, sikur higjena e pergjithshme, pushim i mjaftueshem, e gjera tjera, edhe gjasat per kontraktimin e keti virusi, apo ndonje virusi tjeter, jane me te vogla. Pra, cilat ushqime ju forcojne imunitetin.

Limoni
Limoni lehte i shtohet cilesdo diete, dhe pervec tjera jane te lire! Ata ofrojne Vitamine C dhe barazojne ne trup bilancin e acideve dhe alkali. Ju mund ti shtoni cajit limon, apo ujit, ose edhe te pergaditni dicka tjeter me limon, ose thjeshte te pini caj me limon. Ose bej nje rrug e kryej 3 pune duke ngrene brokoli te sperkatur me leng limoni dhe me pak hudher.

Uthulla e Molles
Nuk eshte ushqimi i pare ne liste kur ikim per te blere gjera ushqimore, por, uthulla e molles eshte shume efektive. Perberja kryesore e saj eshte, natyrisht, molla qe permbane nje mori vitamina duke perfshire ketu potas, kalcium, fosfor, sodium, magnez, klorin, hekur, flourine dhe sulfur. Pergadit sallata te cilave mund ti shtosh uthull molle.

Kosi
Kosi njihet si ushqim mkreulliberes. Kosi shpesh ne kuzhinat Indiane dhe ato Mediterane perdoret me ushqime djegese per te zbutur efektin e djegesis, edhe te ne perdoret mjaft shume. Kosi permban bakterije tejet te dobishme qe shresojne zorret per te zmbrapsur bakteriet parazitare dhe mikrobet.

Shafrani i Indise
Kur behet fjale per forcimin e imunitetit pak ka prej atyre qe mendojne per shafranin indian, dhe shume prej nesh rralle ose fare se perdorim e bile ndoshta edhe e konsiderojme si erez ma e pa dobishme. Por, shafrani i indise ka nje mori perberesish mjekesore; mund te perdoret kunder inflamacioneve kur hahet e bile nga shume mjek thuhet se ka perberes qe mundeson gjenerim shtese te qelizave imunitare.

Hudhra
Hudhra gjithmone ka qene ushqim i mrekullueshem. Egjiptianet e lashte i kane verejtur dobite shendetesore te hudheres dhe keshtu e kane konsideruar te shenjte. Aq shume e kane cmuar saqe e kane perdore si para! Edhe pse sot ndoshta nuk mund ta perdorim ne te njejten menyre (si para), hudhra prapëseprapë eshte e njohur si ushqim shume i shendetshem. Hudhra permban perzierje sulfurike si allicin, ajo qe i jep hudheres aromen, e qe gjithashtu eshte mbrojtes i pashoq kunder shume semundjeve te te gjitha llojeve.

Rigoni (Origano)
Rigoni jo vetem qe forcon sistemin imunitar por gjithashtu eshte perberes kritik per dashamiresit e ushqimeve italiane! Eshte perplot me antioksidant dhe eshte e ngopur me flavonoid dhe acide fenolike. Ju mund te gjeni rigon gati kudo, e kur rigoni kombinohet me forcuesit tjere te sistemit imunitar si hudhra, domate, dhe mish per proteina… nje super dark!

Speci i Kuq Zile
Speci i kuqe eshte nje burim shume i mire i vitamines C dhe njihet si shtues energjie. Ne fakt shume mjeke pajtohen se nga te gjitha frutat dhe perimet qe perbmajen vitamine C, speci i kuq eshte njeri nga me te miret. Brenda 11 minutave pas konsumimit ky spec ngrit prodhimin e nxehtesis trupore dhe sasin e marrjes se oksigjenit.

Caji Jeshil apo Caj i Gjelber
Caji jeshil eshte perfekt per forcimin e sistemit imunitar, luftimin e bakterieve dhe viruseve. Perberesit qe gjenden ne cajin jeshil parandalojne aftesin e virusit qe te replikohet dhe shumfishohet. Testet e fundit gjithashtu tregojne se keta perberes jane edhe agjent kunder kancerit.

Kungulli (Qulah/Vidim)
Pasuria e kungullit me beta karotene e bejne ate burim kryesore te vlerave ushqyese. Beta karotene eshte kompontenta kryesore e viamines A, e cila parandalon kancerin dhe forcon komunikimin qelizor ne sistemin imunitar. Nese nuk mund te hani kungull shpesh, edhe sigurisht se nuk kemi kungull gjat gjithe motit, atehere ha fara kungulli sepse jane nje burim i mrekullueshem i proteinave dhe zinkut. Ato gjithashtu besone se ulin kolesterinen.

Xhenxhefili
Xhenxhefili eshte shume i mire per gatojca, caj dhe pjekurina, por gjithashtu forcon sistemin imunitar. Shume mire njihet per minimizim te thartires ne stomak apo djegesires, vjelljet e nxitura nga levizjet ne makina (autobus), migrena dhe per parandalimin e kancerit ne vezore dhe zorre te trashe. Ne vend te kafeneve ne mengjes pi nje gote caj jeshil me ca xhenxhefil si zevendesim.

Brokoli
Jo vetem qe brokoli permbane nje varg te madh vitaminash dhe mineralesh per te mbajtur trupin te shendosh, por gjithashtu eshte edhe njeri nga forcuesit me te mire te sistemit imunitar qe mund te gjindet. Permban vitamina A, C, E agjent kunder kancerit, dhe perzierje antiokside, keshtu duke e bere kercenues ndaj cfardo mikrobe qe gjinde ne trup!

Ky lajm është publikuar: 12/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›