E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nefrologu Genci Morcka: “Mjekët inkopetentë të familjes rëndojnë pacientët me mjekime të gabuara. Na paraqiten të rënduar“

Autori i Lajmit: Denisa Kona

Shëndeti i veshkave është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen shëndetësore, pasi implikon të gjithë aparatet e tjera si kardiovaskular, endokrinologjiku, sistemin dermatologjik, neurologjik, pra ndërthurret me të gjithë sistemet. Përshembull, një prurit, kruarje e lëkurës mund të verifikohet se ka si shkak një rritje të uremisë. Me sistemin kardiovaskular, shëndeti i veshkave ka një lidhje shumë të shprehur në rastet kur problem i veshkave mund të çojë në shfaqjen e shifrave të tensionit. Nga ana tjetër, një tension i lartë mund të japë dëmtim të veshkës. Diabeti po ashtu. Duke paraqitur me një hyrje të shkurtër vendin e rolit që kanë veshkat në shëndetin (mbarëvajtjen )e të gjitha sistemeve të organizmit, nefrologu i Poliklinikës Qendrore Nr.3, Genci Morcka, jep në intervistën tonë përgjigjet që lidhen me trajtimin e duhur të kolikave renale dhe sensibilitetin që kërkohet nga vetë pacientët për kapjen në kohë të gjendjes.

- Rastet e kolikave renale (që vijnë prej in feksioneve urinare), tek ju doktor Genci, paraqiten në fazat e hershme apo në faza të rënduara?
Varet nga pacienti. Por ne shohim se ka njëfarë vonese kur paraqiten tek ne si specialistë. Deri diku, mund të ndikojë interesimi i vetë pacientit për shëndetin e tij, por diku ndikon edhe trajtimi i mjekut të familjes, që mund të mo ketë kompetencën e nevojshme për ti mjekuar këto raste drejt. Për këto asrye, kemi jo pak paraqitje në fazat e vonshme.
-Infeksionet e kapura me vonesë, a janë 100% të kurueshme doktor?
Çdo infeksion mund të kurohet faktikisht, por efektet afatgjata që mund të ketë shkaktuar infeksioni i vjetër mund të kërkojnë ndonjë mjekim të tejzgjatur, në raste të veçanta mund të mos kesh më, se çfarë të bësh. Nëse është një pironetrit (infeksioni i veshkave), nëse ka arritut të japë cikatrizime, ndryshime në strukturën e veshkës, asaj nuk ke çfarë ti bësh më. Veshka mund të rudhoset, deformohet
-A mund të shkaktojnë infeksionet e veshkave të patrajtura, diagnoza tumorale të veshkave?
Jo nuk është parë një lidhje e tillë
-Në moshat e vogla kemi vënë re, që fëmijët kalojnë shpesh infeksione urinare. A është njësoj rrezikshmëria në moshat foshnjore dhe tek moshat e rritura?
Mund të thuash që çdo problem, tek i vogli është më alarmant se tek i madhi, sepse është përpara perspektiva e zhvillimit. Dhe një problem në atë moshë do të japë probleme të mëtejshme. Nëse këto probleme shmangen në vitet e para të jetës, risku për vitet e tjera do të jetë më i ulët.
-Burrat apo gratë janë më të predispozuar të bëjnë infeksione urinare?
Në moshë të vogla janë më të prirur fëmijët meshkuj. Në adoleshencë dhe në moshën aktive seksuale janë femrat më të predispozuara, ndërsa pas të 50-ve barazohen. Me moshimin, ky problem bëhet gjithnjë e më zotërues tek seksi mashkull. Këtu ndikojnë problemet e prostatës.
-Si është gama e antibiotikëve për veshkat, a është e njëjtë me antibiotikët që përdoren për infeksione të tjera apo është më e specifikuar?
Janë po ata antibiotikë që përdoren edhe për infeksione të tjera. Por që të mjekosh lege-artis, pra të mjekosh sipas procedurës së prokolleve të mjekimit, duhet të bëhet urokultura dhe antibiograma dhe ajo specifikon se cili grup antibiotikësh është më i efektshëm. Preferohen disa antibiotikë që kanë depërtim më të mirë në indin e prostatës apo në indin e veshkës, por nuk është se ka antibiotikë të prodhuar fiks për infeksionet urinare. Fluorcinolonet, baktrinat, etj janë gjetur si më të përshtashme, por gjithnjë mjekimi është në varësi të urokulturës dhe antibiogramës.
-Cili është mikrobi më i përhapur që gjendet më shpesh në urinën e ekzaminuar të pacientëve?
Zakonisht është E-Coli në infeksionet e traktit urinar, sidomos tek femrat, por ka edhe të tjerë si proteus mirabillis etj. E-coli është një mikrob që kolonizon fundin e zorrës së trashë dhe për continum (vazhdim) kalon infeksioni edhe në rrugët urinare. Edhe një infeksion që kalon gjithë organizmi, një gjendje sepsisi, mund të kalojë në urosepsis.
-Çfarë është urosepsis për ta sqaruar më mirë për lexuesit?
Është një infeksion që ka kapur gjithë organizmin dhe ka kaluar në gjak. Pra, është një infeksion i agravuar.
-Keni kapur raste të tilla me infeksion urinar që ka kaluar në gjak dhe nëse po, si ka kaluar pacienti në një gjendje të tillë kaq të rënduar?
Të rralla janë raste të tilla, por ndeshen, dhe kjo vjen se pacienti nuk është mjekuar si duhet ose nuk është mjekuar fare.
-Sa kohë mund të ketë pacienti në këtë gjendje?
Nuk ka limit kohor, që të thuash se po kaluan 5 ditë, pacienti do të kalojë në këtë gjendje. Edhe vetë organizmi bën vetëmbrojtjen. Por nëse mjekimi ka shumë kohë, me javë e më tepër, pacienti mund të kalojë në gjendje sepsis. Kjo ndodh edhe kur ka forca imunitare të ulura. Por njerëz që ta lënë veten kaq pas dore, rrallë se gjen. Me thënë të drejtën, njerëzit janë bërë më të kujdesshëm për shëndetin e tyre. Pastaj, me përdorimin e antibiotikëve të shumëllojshëm me gamë të gjerë, në shumicën e infeksioneve arrihet efekti i duhur, më të rralla janë gjendjet komplikative.
-Cilat janë karakteristikat e pacientit kur shenjat e infeksionit kanë kaluar në gjak?
Me të dridhura, me ethe, me temperaturë mbi 38-39 gradë. Pra, preket gjendja e përgjithshme.
-Po infekionet e tjera, të bajameve, të laringut etj. a kalojnë në veshka?
Një laringit, infekionet e fytit mund të japin më tepër probleme të glomerulonefrit. Zhvillohen komplekset imune dhe japin një prirje inflamatore të tepruar që përfundon me dëmtim të glomerulit (njësisë filtruese të veshkës)..
-Ju vijnë pacientë të vetëmjekuar, që kujtojnë se kanë një infeksion bakterial dhe në fakt kanë infeksion mykotik dhe mjekohen gabim?
Edhe myku mund të jetë një shkak i infeksionit në rrugët urinare Nëse ka marrë mjekimin pa u bërë një ekzaminim i analizës, pacienti mund ta rëndojë gjendjen. Kemi raste që vijnë me vetëmjekim, por e përgjithshmja është që vijnë pa filluar mjekimin.
-Është hapur një diskutim i gjerë për antibiotikët edhe në rang botëror, për përdorimin e kujdesshëm të tyre. Ju si mjek gjatë përvojës suaj, keni konstatuar ndonjë humbje të efektshmërisë së antibiotikëve në popullatë, qoftë edhe në individë të caktuar? Pra, raste kur ju të keni rekomanduar një antibiotik, pastaj edhe një tjetër, e të keni vërejtur se nuk ka bërë efekt…
Varet nga shumë rrethana. Varet nëse mikrobi mund të ketë qenë fare i pandjeshëm ndaj një apo disa antibiotikëve, ose mund të ketë infeksione të mbivendosura, që nuk i fakton dot. Një arsye tjetër, mund të jetë përdorur antibiotiku për kohë të pamjaftueshme ose me doza të pamjaftueshme. Që të thuash nëse mjekimi ka humbur efektshmërinë, duhet të mjekosh drejt dhe pastaj të deklarosh rezistencën.
-Supozojmë se pacienti mjekohet me një antibiotik që nuk i bën efekt, ose nuk i bën mjaftueshëm. Duke marrë një herë, dy herë, jo antibiotikun e duhur, por antibiotikë të tjerë, a bëhet organizmi i pandjeshëm edhe ndaj të tjerë antibiotikëve që ai ende nuk i ka përdorur?
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve bën që të rritet rezistenca e mikrobit duke pësuar mutacione.
-Kemi antibiotikët A, B dhe C, të cilët i kemi përdorur. Tashmë na duhet të përdorim antibiotikun D. Përdorimi i tri të parëve ka ulur vetë efektshmërinë e tyre apo ka ulur edhe efektshmërinë e D-së?
Teorikisht ekziston mundësia, që mikrobi të ketë pësuar ndryshime dhe nëse këta antibiotikë kanë ngjashmëri në strukturën kimike dhe kanë të njëjtin mekanizëm veprimi, kuptohet që përdorimi i një medikamenti mund të ketë ulur edhe efektshmërinë e një tjetri. Por grupe të ndryshme antibiotikësh kanë mekanizma të ndryshme mjekimi.
-Sa është kohëzgjatja minimale dhe maksimale e një kure?
Zakonisht përdoren skema të ndryshme: Duke nisur që nga skema me një marrje të vetme, pastaj ka skema 3-ditore, 5-ditore, 15-ditore. Por mund të arrijë mjekimi edhe disa muaj, si tek prostatitet kronike, që mjekohen edhe 3 muaj apo 6 muaj radhazi.
Kohëzgjatja e mjekimit kushtëzohet edhe nga fakti, nëse infeksioni është në traktin e poshtëm apo të sipërm. Infeksioni në traktin e sipërm e ka mjekimin mimimumi 15 ditësh. Ndërsa vezika urinare dhe infeksioni në uretër e kanë kohën e trajtimit më të shkurtër. Rrugët e poshtme urinare, cistitet, e kanë më të shkurtër kohën e mjekimit, përjashto prostatën tek meshkujt.

Vëmendje ndaj sinjaleve që jep vetë organizmi. Të mos tolerohet një djegie urine, një urinim më i shpeshtë se zakonisht apo një çuarje natën nga gjumi për të shkuar në banjë, ndonjë temperaturë tek 37 gradë

Tri nga ushqimet mrekullibërëse për imunitetin

Kungulli (Qulah/Vidim)
Pasuria e kungullit me beta karotene e bëjnë atë burim kryesor të vlerave ushqyese. Beta karotene është kompontent kryesori e vitaminës A, e cila parandalon kancerin dhe forcon komunikimin qelizor në sistemin imunitar. Nëse nuk mund të hani kungull shpesh, edhe sigurisht se nuk keni kungull gjatë gjithë motit, atëherë hani fara kungulli sepse janë një burim i mrekullueshëm i proteinave dhe zinkut. Ato gjithashtu besojnë se ulin kolesterolin
Rigoni (Origano)
Rigoni jo vetëm që forcon sistemin imunitar, por gjithashtu është përbërës kritik për dashamirësit e ushqimeve italiane! Eshtë përplot me antioksidant dhe është i ngopur me flavonoid dhe acide fenolike. Ju mund të gjeni rigon gati kudo, e kur rigoni kombinohet me forcuesit tjerë të sistemit imunitar si hudhra, domate, dhe mish për proteina, një superdark!
Brokoli
Jo vetëm që brokoli përmban një varg të madh vitaminash dhe mineralesh për të mbajtur trupin të shëndoshë, por gjithashtu është edhe njëri nga forcuesit më të mirë të sistemit imunitar që mund të gjendet. Përmban vitamina A, C, E agjent kundër kancerit dhe përzierje antiokside, kështu duke e bërë kërcënues ndaj çfarëdo mikrobi që gjendet në trup!

Ky lajm është publikuar: 12/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›