E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draft-marrëveshja e propozuar nga PD-ja

1. Partitë parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë u mblodhën sot, më 29 mars 2011, për të shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it që i adresohen forcave politike, dhe vendosën identifikimin dhe marrjen përsipër të përgjegjësive të tyre, nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje;

2. Partitë riafirmojnë konstatimin e OSBE/ODIHR-it se “ Kodi Zgjedhor përbën një bazë të detajuar teknike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike” dhe se zbatimi i plotë dhe me vullnet të mirë i tij dhe legjislacionit të lidhur me procesin zgjedhor garanton të drejtat e zgjedhësve dhe çdo subjekti zgjedhor si dhe standardet më të larta ndërkombëtare për zgjedhjet e datës 8 maj 2011;

3. Partitë bien dakord që stabiliteti i legjislacionit zgjedhor, i përcaktuar si parim i rëndësishëm zgjedhor nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës, është themelor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në fazën aktuale të përgatitjeve zgjedhore të nisura nga administrata zgjedhore, ajo e pushtetit qendror dhe atij lokal;

4. Partitë riafirmojnë pranimin e plotë të rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODIHR-it, që u drejtohen drejtpërdrejt apo tërthorazi partive politike, specifikisht rekomandimet nr.1 ( një), 9 ( nenet) dhe 16 ( gjashtëmbëdhjetë) të këtij Raporti;

5. Partitë angazhohen të përmbushin në kohë dhe me përpikmëri çdo detyrim ligjor gjatë fushatës zgjedhore, në funksionin e tyre si subjekt zgjedhor, duke kontribuar për një fushatë të qetë dhe me etikë qytetare, që u krijon zgjedhësve mundësitë e plota për të formuar dhe shprehur lirshëm vullnetin e tyre’

6. Partitë do të shmangin ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit apo punonjësit e administratës, në nivel qendror e vendor, për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në aktivitete të fushatës zgjedhore të subjekteve politike;

7. Partitë bien dakord që të udhëzojnë dhe marrin masat e duhura që anëtarët e komisioneve zgjedhore, të emëruar mbi propozimin sipas përcaktimeve ligjore, përfaqësuesit pranë administratës zgjedhore, kandidatët e paraqitur prej tyre dhe vëzhguesit, do të zbatojnë me përpikmëri çdo rregullim ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke synuar në çdo rast zbatimin e germës dhe frymës së ligjit, në funksion të përmbushjes me sukses dhe në afatet ligjore të procesit zgjedhor;

8. Partitë angazhohen të propozojnë në kohë dhe sipas kritereve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së të gjithë anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë, anëtarët e grupeve të numërimit si dhe vëzhguesit e tyre, duke marrë masat që kandidatët e propozuar të mos kenë qenë më parë subjekt i masave disiplinore nga ana e KQZ-së

9. Partitë angazhohen që komisionerët e emëruar me propozimin e tyre do të marrin pjesë në trajnimet e organizuara nga KQZ-ja, sipas programeve të përcaktuara prej saj;

10. Partitë do të bëjnë gjithçka që anëtarët e komisioneve të emëruar me propozimin e tyre do të qëndrojnë në detyrë, sipas përcaktimeve ligjore, gjatë periudhës parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe periudhën paszgjedhore...

11. Partitë, në asnjë rast, nuk do të udhëzojnë anëtarët e tyre në administratën zgjedhore të çdo niveli që të largohen nga detyra me vulën përkatëse, në përdorim të tyre sipas ligjit apo çdo dokument apo materiali tjetër zgjedhor të nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, veçanërisht vulat e KQV-ve, gjatë ditës së votimit;

12. Partitë nuk do të ndërrojnë anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë dhe anëtarët e grupeve të numërimit, përveçse në përputhjet me kriteret ligjore dhe vetëm, kur kjo është e domosdoshme, me qëllim që të ruhet stabiliteti i funksionimit me efikasitet i administratës zgjedhore;

13. Partitë politike do marrin të gjitha masat që të sigurohet marrja në dorëzim e materialeve zgjedhore para hapjes së procesit zgjedhor dhe dorëzimi i tyre i rregullt pranë komisioneve të nivelit më të lartë;

14. Partitë angazhohen që komisionerët të bashkëpunojnë kolegjialisht, me vullnet të plotë, në mbarëvajtjen e procesit të votimit për të penguar, në përputhje me aktet e KQZ-së, tentativat për votim familjar dhe të çdo praktike tjetër të paligjshme votimi;

15. Partitë do të marrin masa dhe do të bashkëpunojnë me KQZ- në kundër çdo bllokimi të procesit zgjedhor, përfshirë votimin dhe numërimin e votave;

16. Partitë angazhohen për të garantuar transparencë të plotë të procesit zgjedhor, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore për vëzhgim të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe duke lejuar vëzhguesit e subjekteve të tjera, ata të shoqërisë civile apo ata ndërkombëtarë që të vëzhgojnë të papenguar çdo aspekt të procesit të votimit dhe numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›