PS ne fushate me sloganin E vetmja rruge
Grupi i punes i ngritur ne seline roze perpunon sloganin e fushates dhe detajet e tjera teknike te saj
TIRAN - E vetmja rruge. Ky eshte slogani i cili do te perdoret nga Partia Socialiste ne fushaten e saj per zgjedhjet vendore qe priten te zhvillohen me 8 maj. Ne te dyja e mbledhjet e zhvilluara diten e djeshme nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama me kandidatet socialiste per bashkite dhe komunat ne te gjithe vendin eshte kerkuar qe te mos prodhojne postera individuale.
Kjo kerkese ka ardhur pasi stafi i cili po merret me organizimin e fushates ka ideuar qe fushata ne te gjithe Shqiperine te jete e unifikuar. Per kete arsye kandidatet do te duhet te presin dhe pak dite per te mesuar sloganet dhe menyren se si do te vijojne kontaktet me votuesit. Nje detaj shume i rendesishem i kesaj fushate eshte dhe slogani.
Prej kohesh nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne komunikimet qe ai ka pasur me mediat eshte artikuluar ideja se socialistet jane e vetmja rruge per te dale nga gjendja ne te cilen ndodhemi sot. Kjo eshte koha per te qene te gjithe bashke per ti hapur vendit nje rruge te re dhe e vetmja rruge eshte rruga jone. E vetmja rruge eshte rruga qe kemi zgjedhur.
E vetmja rruge per te pasur ne Shqiperi demokraci dhe jo nje liri te shthurur per te grabitur nje liri te shthurur per te shpifur nje liri te shthurur deri per te vrare njerez te pafajshem - deklaroi Rama ne komunikimin e fundit per mediat. Nga selia roze mesohet se deri me tani eshte vendosur qe slogani te jete E vetmja rruge.
Krahas sloganit ne nje ane te saj do te jete e vendosur dhe logoja e Partise Socialiste. Ne ditet ne vijim grupi i punes qe po merret me perpunimin e ketij detaji do te vendose perfundimisht per detajet qe lidhen me kete pjese te fushates. Perdorimi i ketij slogani dhe i detajeve te figures se saj do te perdoren per te gjitha kandidatet socialiste ne bashki dhe komuna.