E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetevritet" emigranti ne Itali

Eriola Hazizolli

BERAT- Nje emigrant nga Berati ka humbur jeten ne rrethana misterioze kater dite me pare ne Itali. Policia e San Marinos, ne dosjen qe i ka percjelle homologeve shqiptare, e ka cilesuar nje vetevrasje, por motivet te panjohura. Emigranti Gezim Agalliu, ka humbur jeten ne San Marino te Italise, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Trupi i 39 vjecarit, lindur ne lagjen "Clirim", ka mberritur pa jete ne banesen e tij mbremjen e djeshme. Familja Agalliu, bashkeshortja dhe te afermit, kane marre lajmin per vdekjen e 39 vjecarit kater dite me pare, ndersa ishte goditur disa here me thike ne trup, duke lene te dyshohej edhe per nje vrasje te mundshme. Dyshimet bien mbi personat me te cilet i riu rrinte ne qytetin e vogel dhe me lidhjet qe kishte. Mesohet se ai kryesisht kishte punuar ne fushen e ndertimeve, ndersa ishte transferuar drejt San Marinos.

Ka qene nje i aferm i familjes qe ka njoftuar ne Berat se Gezim Agalliu kishte gjetur vdekjen. Telefonata njoftonte se babai i nje femije ishte gjetur ne banesen e tij. Familjaret kane mesuar per vdekjen e 39 vjecarit dhe menjehere nisen procedurat per terheqjen e trupit qe mberriti mbremjen e se shtunes ne qytetin e gurte, kurse paraditen e djeshme eshte percjelle per ne banesen e fundit. Te afermit thane dje per gazeten "KJ" se Gezimi jetonte prej vitesh ne Itali si emigrant i ligjshem. Gjate kesaj kohe kishte punuar ne qytete te ndryshme te Gadishullit Apenin, por muajt e fundit ishte vendosur ne San Marino, me disa te njohur te tjere.

Emigranti mesohet se kishte nje jete te rregullt ne shtetin italian dhe mbante lidhje te shpeshta me familjaret e tij ne qytetin e Beratit. Keta te fundit mesohet se jane njoftuar per vdekjen e djalit te tyre, por nuk jane vene ne dijeni per shkaqet dhe rrethanat. Ata jane njoftuar se 39 vjecari kishte gjetur vdekjen aksidentalisht, ku behej fjale per nje vetevrasje. Por mbetet mister vdekja e te riut, baba i nje femije, ndersa te afermit kane dyshime te forta se ai eshte vrare dhe kerkojne nje ndihme per hetimet nga policia shqiptare. Mesditen e djeshme ata i kane dhene lamtumiren e fundit ne varrezat publike te qytetit, ku merrnin pjese te aferm, miq dhe familjare.

Pritet te merren shpjegime nga te njohurit e familjes Agalliu qe jetojne dhe punojne ne kete qytet te Italise dhe kane dijeni me shume per ngjarjen. Familjaret treguan dje se Gezimi nuk kishte shfaqur kurre asnje problem depresioni apo te kishte konflikte me persona te ndryshem. Ata thane se ai kryente pune te zakonshme ne fushen e ndertimeve dhe se ishte nje emigrant i rregullt dhe pa probleme per drejtesine e vendit fqinj.

Policia: Dosja flet per vetevrasje

Megjithese kane pasur dyshimet e tyre per kete ngjarje, drejtuesit e policise se Beratit jane mjaftuar me argumentet e dhena nga homologet italiane. Vdekja e Gezim Agalliut eshte cilesuar si nje vetevrasje dhe ne baze te ketij konkluzioni jane pergatitur materialet ne dosje. Kjo dosje ka mberritur dje ne drejtorine e policise se Beratit, se bashku me ekspertizen dhe disa detaje nga menyra se si eshte gjetur 39-vjecari i pajete ne banesen e tij ne San Marino. Burime te komisariatit te policise bene me dije se zyrtarisht organi blu eshte njoftuar per kthimin e trupit te pajete nga shteti italian. Sipas zyrtareve, "behet fjale per nje vetevrasje nga ana e viktimes". Por, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat ne te cilat ka ndodhur, apo motivacionet perse 39-vjecari duhej te vetevritej". Kurse familjaret u shprehen se Gezimi kishte nje jete te rregullt, vinte shpesh ne Berat dhe nuk kishte probleme me askend. Dyshimet flasin per nje vrasje te mundshme, pasi ne trup Agalliu ka pasur shume plage te shkaktuara me arme te ftohte, thike. Por italianet jane mjaftuar duke dhene konkluzionet e nje vetevrasje te emigrantit, pavaresisht dyshimeve te ngritura. Ky nuk eshte rasti i vetem qe emigrant beratas kthehen pa jete prane familjeve te tyre. Vetem gjate muajit te fundit jane kthyer te vdekur nga Italia dy emigrante, njeri prej te cileve eshte vrare, por motivet nuk jane mesuar ende nga familjaret.

Vrasjet e emigranteve shqiptare ne Itali

Pak dite me pare, policia italiane qelloi per vdekje nje shqiptar pasi nuk iu bind urdhrit per tu ndaluar. Shkelzen Tumja, ngeli i vdekur ne Vicenza, pasi nje karabinier pasi i kishte bere shenje qe te ndalonte e ka qelluar per vdekje me arme. Prokuroria italiane ka nisur hetimet per kete ceshtje. Ne fillim te Tetorit, per vrasjen e Zef Nikollit, policia italiane ka vene ne pranga kater italiane, qe sipas burimeve jane te gjithe me precedente te meparshem kriminale, per vepra te ndryshme penale. Keta persona jane arrestuar nje dite me pare ne oren 11:30, nga policia e Romes. Prangat mbi ta kane rene pasi jane gjendur pergjegjes per ekzekutimin me nje bresheri plumbash te emigrantit shqiptar. Por vrasjet me te shpeshta te shqiptareve kane ndodhur ne Greqi. Pak dite me pare ishte policia ajo qe qelloi nje emigrant shqiptar qe vdiq pasi nuk ndaloi makinen. Per kete rast kane nisur hetimet. Nderkohe qe pak dite me pare, policet greke kane qelluar pas shpine nje emigrant, duke e lene te plagosur rende. I riu ndodhet rende ne spital.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›