Drafti KQZ duhet te rrise kapacitetet ne te gjitha qendrat e numerimit te votave
Pas disa ditesh negociata perfaqesuesit e mazhorances perfshine ne marreveshjen per zgjedhjet lokale edhe disa propozime te socialisteve sic ishte ngritja e nje komisioni hetimor pas zgjedhjeve lokale. Keshtu pika 5 e draftit perfundimtar eshte modifikuar duke perfshire edhe angazhimin e partive per te ngritur menjehere pas zgjedhjeve nje komision i cili do ti hapte rrugen edhe amendimit te Kodit Zgjedhor per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013. Nga ana tjeter ne kete pike theksohet edhe se mazhoranca do te jete e gatshme qe ne kete komision te votoje propozimet qe vijne nga opozita. Partite e mazhorances angazhohen te votojne ne ate komision cdo propozim te bere nga partite e opozites i cili ka marre vleresim paraprak pozitiv per perputhshmerine me standardet nderkombetare nga OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias i Keshillit te Europes theksohet ne piken 5 te kesaj marreveshjeje sipas kerkeses qe paraqiti ne tryeze kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci. Nga ana tjeter ne perputhje me kerkesat e socialisteve jane perfshire ne marreveshje edhe disa pika te tjera te cilat kane si synim funksionimin sa me te mire te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve para gjate edhe pas procesit zgjedhor te 8 majit. Partite politike i bejne thirrje KQZ-se qe ne perputhje me kerkesat e Kodit Zgjedhor te marre masat e nevojshme me qellim optimizimin e kapaciteteve numeruese brenda kufijve qe lejon Kodi Zgjedhor eshte nje tjeter pjese e shtuar e marreveshjes se nenshkruar dje vetem nga perfaqesuesit e shumices parlamentare. Po keshtu ne marreveshje theksohet edhe se KQZ duhet te shmange ne maksimum vendosjen e qendrave te votimit ne ambientet private pervec rasteve kur nuk ka asnje mundesi tjeter objektive.