Berisha siguron ODIHR Ndryshimet ne kod pas 8 majit
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me kreun e Misionit te Vezhgimit te OSBE/ODIHR Jonathan Stonestreet ne kuader te takimeve qe ky i fundit po zhvillon me aktoret kryesore te politikes ne vend ne kuader te zgjedhjeve lokale. Gjate takimit drejtuesi i vezhguesve te ODIHR-it informoi Kryeministrin se se shpejti pritet qe te mberrijne vezhguesit afatgjate nderkohe qe shtetet anetare te OSBE-se do te dergojne rreth 400 vezhgues afatshkurter. Nderkaq Berisha e siguroi kreun e ketij misioni se do te kene te gjithe mbeshtetjen dhe bashkepunimin e nevojshem nga qeveria shqiptare ne permbushje te vezhgimit te zgjedhjeve. Ne kete kuader Kryeministri e konsideroi te nje rendesie te jashtezakonshme rolin e vezhgueseve nderkombetare por dhe te atyre vendas ne garantimin e transparences si nje kusht themelor per permbushjen e standardeve te procesit zgjedhor. Berisha deklaroi se mazhoranca ishte e gatshme te kryente reformen zgjedhore pas perfundimit te zgjedhjeve duke theksuar se i vinte keq qe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nuk ishin perfshire ne Kodin Zgjedhor. Ne lidhje me tryezen e partive politike Kryeministri theksoi se marreveshja e firmosur nga disa prej partive parlamentare i angazhon ato ne zbatimin e detyrimeve ligjore ne procesin e administrimit zgjedhor dhe fushates zgjedhore ne perputhje me rekomandimet e ODIHR-it drejtuar partive politike. Stonestreet theksoi se konkluzionet qe ODIHR ka bere per zgjedhjet e 2009-s duhet te perfshiheshin patjeter ne kod. Nga ana tjeter kreu i misionit ka kerkuar qe te zbatohet gjate fushates ligji per partite politike dhe te shmanget politizimi ne procesin e administrimit te zgjedhjeve. Stonestreet theksoi se duhej qe fushata zgjedhore te ishte pozitive dhe te perqendrohej te nevojat e qytetarit.