Drafti i PS-se per Kuvendin Duhet te rikthehet vota e fshehte per dekretet
Rikthimi i votimit te fshehte ne Parlamentin shqiptar do te jete prova kryesore e konsensusit rreth faktit nese reformat e shumeperfolura do te behen realitet. Duke marre shkas nga informacionet zyrtare te Partise Socialiste e cila permes deputetit te saj Ditmir Bushati ka dhene disa hollesi per sugjerimet e veta si moment kyc pritet te jete rikthimi i Rregullores se Kuvendit ne variantin e vitit 2009 qe nenkupton ne thelb sidomos riintegrimin e parimit te votes se fshehte. Eliminimi i kesaj te fundit ka bere qe mjaft votime nominale per anetare te gjykatave te larta te vendit te behen hapur duke imponuar deri-diku vullnetin politik mbi gjykimin individual. Qe ketej rrjedhin edhe te drejtat e kufizuara ne Parlament te opozites shqiptare e cila per me teper vuan edhe drejtimin unik te seancave nga Kryetarja aktuale Jozefina Topalli dy here e vene nen procesin e shkarkimit. Po ne kete fryme socialistet kerkojne kalimin drejt normes se dikurshme te nisjes se seancave plenare me 60 minuta diskutime te lira qe me ndryshimet qe jane tani ne fuqi vihen ne dispozicion ne fund. Nje element jo pa rendesi ne draftin e selise roze eshte edhe fitimi i se drejtes se dikurshme per replike ndaj fjales se Kryeministrit nga kreu opozitar ne salle. Ne fakt kjo e drejte eshte kufizuar shume nga dispozitat aktuale te plotesuara mire me menyren e drejtimit dhe komunikimit qe Topalli ka sanksionuar tanime me deputetet opozitare. E drejta per replike ne kushtet kur edhe diskutimet per ceshtje thellesisht teknike shfrytezohen nga kreu i qeverise per te propaganduar me talentin e monologuesit arritje apo per te artikuluar akuza te shumta te cilat kane atrofizuar vendimmarrjen dhe sidomos debatin. E gjithe paketa do te depozitohet ne Kuvend ne dy faza dhe vete Bushati ka bere te ditur se kerkesa per rregulloren eshte nje hap qe do te testoje vullnetin e shumices ne pushtet. Me vone sipas draftit te zbardhur dje nga mediat PS-ja do te sugjeroje nisma qe synojne nje riadministrim te perbashket politik te problemeve qe lidhen me integrimin duke kaluar madje drejt krijimit te nje komisioni te perbashket per problemet e hasura ndaj BE-se. Politikisht drafti i socialisteve i sherben sa normalizimit te jetes parlamentare dhe garantimit per te shprehur mesazhin ndaj opinionit nga opozita aq edhe i konformohet nje prej rekomandimeve baze te Bashkimit Europian qe kerkon nje Parlament funksional. Bojkoti i dikurshem i PS-se e penalizoi kete qasje por fakt eshte se rregullat e reja kane synuar te formalizojne prezencen e opozites pa i lejuar asaj oponence efektive ndaj nismave te qeverise. Per tu rikthyer te rregullorja pritet qe PS-ja te kerkoje edhe normime te qarta per buxhetin dhe administrimin e tij burimet njerezore stafin dhe logjistiken ne menyre qe e gjithe veprimtaria e Parlamentit por edhe ajo e deputetit ti afrohet standardeve te BE-se. Propozimet e permendura do te depozitohen ne Kuvend diten e hene.