Tavo dhe Kryemadhi Nuk ka percarje ne LSI
Nenkryetari i Parlamentit shqiptar dhe njeheresh edhe deputeti i Qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo dhe nje nga figurat drejtuese te LSI-se Monika Kryemadhi ishin dje te shtunen ne Gjirokaster dhe gjate nje takimi te Levizjes Rinore per Integrim kane hedhur poshte zerat per percarje brenda radheve te Levizjes Socialiste per Integrim.
Ky takim i zjarrte rinor ne Gjirokaster eshte prova me e forte kunder deklaratave dashakeqe per percarje te hamendesuar brenda radheve te Levizjes Socialiste per Integrim. Nepermjet tij ne deshmojme se jemi me te forte e me te bashkuar se kurre dhe me te gatshem per te perballuar sfidat qe kemi perpara deklaroi deputeti Tavo. Sipas tij vendi ndodhet perpara sfidave te veshtira per realizimin e pershpejtuar te proceseve integruese nderkohe qe LRI dhe LSI do te jene promotore te te gjitha reformave duke filluar nga ajo zgjedhore. Ne vitin 2013 ne Qarkun e Gjirokastres LSI-ja do te trefishoje mbeshtetjen ne komunitet ndaj e ritheksoj se ne nuk i trembemi asnje sfide apo reforme dhe hedhim poshte me neveri insinuatat e kundershtareve tane nenvizoi Vangjel Tavo.
Per nje trefishim te elektoratit te LSI deri ne vitin 2013 eshte shprehur edhe anetarja e strukturave drejtuese te LSI-se Monika Kryemadhi nderkohe qe sipas saj kjo force politike per te realizuar shumefishimin e saj do te jete teresisht e fokusuar ne aktivizimin dhe punesimin e te rinjve. Ajo eshte shprehur se ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 LSI-ja do te jete force fituese ne te gjithe vendin si dhe ne Qarkun e Gjirokastres.