PDIU Te ndalet procesi i regjistrimit per etnine e fene
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet pershendeti vendimin e Gjykates Kushtetuese per shpalljen antikushtetuese te nderrimit te kombesise sipas procedurave te parashikuara ne ligjin per gjendjen civile. eshtja qe pati si nismetar kryetarin e Gjykates se Sarandes z. Alltun ela perben nje gur themeli ne legjislacionin shqiptar. PDIU pret zbardhjen e argumentimit te Gjykates Kushtetuese per te pare nese ne te eshte perfshire edhe percaktimi i antikushtetueshmerise te censusit te popullsise sikurse PDIU kishte kerkuar publikisht nga gjykata. Gjithsesi fakti qe ndryshimi i kombesise sipas vendimit te gjykates eshte antikushtetues nese nuk behet mbi baza e prova kjo verteton se censusi me pyetje mbi baza etnike dhe fetare nuk duhet te zhvillohet tha zedhenesi i PDIU-se Ardi Bido. Me pas ne kete deklarate theksohet se PDIU i riben thirrje qeverise shqiptare te heq nga pyetesori pyetjet mbi etnine dhe fene edhe pse kjo duhet te kishte ndodhur prej kohesh. Censusi duhet te zhvillohet ne ndihme kombit dhe shtetit shqiptar pra pa pyetje mbi perkatesine kombetare dhe besimin e individeve. Edhe ne rast se Komisioni Shteteror i Censusit ne kundershtim me vullnetin e popullit vijon kete projekt PDIU do te behet garant i amendamenteve te saj te kaluara ne Kuvend. Keto amendamente sigurojne qe te dhenat mbi kombesine te mbledhura gjate censusit nuk do te merren parasysh nese jane deklarime te rreme thuhet ne deklarate.