E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drafti i ri per mediat qeveria kontroll nepermjet ministrit

Nis debati per projektligjin per transmetimet me ze dhe me figure

Ka nisur diskutimi i draftit te hartuar nga nje grup deputetesh per transmetimin e mediave elektronike ne vend. Diten e djeshme ne Komisionin Parlamentar te Medias eshte diskutuar me grupet e interesit ku nje pjese e mire kane shprehur kritika per draftin. Ne kete projektligj qeveria merr kompetenca per te kontrolluar mediat elektronike dhe te shkruar me ane te ministrit te Inovacionit. Kontrollin qeveritar mazhoranca aktuale synon ta realizoje nepermjet projektligjit Per transmetimin me ze dhe figure ne Republiken e Shqiperise. Ne nenin 22 te draftit ka nje percaktim te posacem ne lidhje me kompetencat e ministri te Inovacionit Genc Pollo. Ministri ka keto kompetenca 1-Paraqet ne Keshillin e Ministrave propozime per politika te zhvillimit te rrjeteve te komunikimeve elektronike qe mbeshtetin transmetimet me ze dhe/ose me ze e figure dhe ndjek zbatimin e tyre 2-Propozon akte ligjore e nenligjore per zhvillimin e rrjeteve te komunikimeve elektronike qe mbeshtesnin transmetimet me ze dhe/ose me figure 3-Nxjerr udhezime ne zbatim te politikave te qeverise per sektorin e transmetimeve me ze dhe figure 4- Perfaqeson Republiken e Shqiperise ne organizmat nderkombetare ne fushen e komunikimeve elektronike 5-Nenshkruan ne emer te Republikes se Shqiperise marreveshje nderkombetare dypaleshe ne fushen e komunikimeve elektronike thuhet ne piken 22 te ketij drafti. Gjithashtu mbi bazen e percaktimeve rezulton se Pollo do te kete ne varesi edhe Keshillin Kombetar te Transmetimeve. Ministri ndjek zbatimin e detyrimeve per fushen e komunikimeve elektronike qe rrjedhin nga traktet nderkombetare ku aderon Republika e Shqiperise paraqet ne Keshillin e Ministrave per miratim planin kombetar te frekuencave si dhe punon per harmonizimin e ketij plani me politikat nderkombetare shqyrton kerkesen e KKT-se per shpenzime sipas percaktimeve dhe i propozon Keshillit te Ministrave miratimin e tyre thuhet ne pikat e tjera te nenit 22. Drafti i hartuar nga deputetet e mazhorances u be objekt i diskutimit ne Komisionin Parlamentar te Medias. Pikerisht futja e kontrollit te qeverise ne kete ligj qe synon pavaresine e lirine e medias u be objekt i debatit ne mbledhjen e djeshme te komisionit. E paqarte dhe e panevojshme ka te beje edhe me nenin per kompetencat e ministrit ne kete projektligj. Kjo nderhyrje duket pak e papershtatshme me permbajtjen e pjeses tjeter te ligjit si dhe nje nen qe mund te shihet problematik ne te ardhmen tha Ilda Londo perfaqesuese e Institutit te Medias. Nenkryetari i komisionit Mark Marku eshte treguar megjithate i kujdesshem duke theksuar disa here se ky projektligj eshte ende ne fazen e diskutimit. Ne mendojme qe ne kete forme qe eshte projektligji mundet te kete vend per permiresime dhe detajime te metejshme dhe jemi te hapur. Ne do ta cojme para procesin opozita eshte e mirepritur tha Marku. Kunder dhenies se kompetencave te ministrit ne kete draft ka qene edhe drejtori i TVSH-se Petrit Beci. Ndersa drejtuesja e KKRT-se Endira Bushati kerkoi mosmiratimin e nje drafti te tille pa u miratuar me pare strategjia kombetare e frekuencave. Projekti i ri nuk merr parasysh operatoret numerike ekzistues. Them te presim miratimin e strategjise ju mund ta miratoni ligjin ne statusin qe eshte por eshte i sigurt amendimi i tij i shpejte sapo strategjia te miratohet tha Bushati. Komisioni i Medias do te zhvilloje takime me grupet e interesit perpara miratimit te ketij drafti ne seancen plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›