E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koci Kolegji solli rrezimin e Republikes

Kreu i PSV91

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete Petro Koci partia e te cilit ishte pjese e koalicionit te opozites deklaroi dje se vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor sillte automatikisht edhe rrezimin e Republikes Parlamentare ne Shqiperi. Sipas Kocit ne ndertimin e nje republike te re duhet te jape kontributin e saj edhe opozita. Jemi duke ardhur te fundi i nje republike. Vendi ka nevoje per nje republike te re. Kemi nevoje per nje kod politik por eshte edhe sistemi qe funksionon vendi. Opozita ka shansin qe te hape nje perspektive te re per te ndryshuar gjithe sistemin. Kemi nje republike te re dhe opozita ka nje shans te madh theksoi Petro Koci. Sipas tij vendimi i Kolegjit ka shkaterruar edhe njehere marreveshjet ne mes dy paleve politike ne vend. Vendimi i Kolegjit ka qene historik ne kuptimin qe i dha nje goditje te fundit shpreses se mund te ndertohet shtet permes marreveshjeve. PD-ja u tregua plotesisht e pabese per te respektuar nje marreveshje qe kur u be Kodi Elektoral shumica e administrates zgjedhore i takonte nje partie deklaroi ai. Sipas Kocit pabesia e PD-se dhe qeverise ndaj marreveshjeve te 2008-s perben nje arsye qe shpresa per dialog te mos ekzistoje. Opozita duhet te luftoje dhe ta detyroje qeverine te vije ne kushtet e dialogut ne interes te progresit te Shqiperise dhe jo te pazareve per te cilat Berisha eshte mjeshter deklaroi kryetari i partise opozitare duke theksuar nevojen e nje aksioni te ri politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›