Drafti, si mund të përfitohet ndihmë ligjore falas nga shteti
Ndihmë ligjore falas për personat që nuk kanë mundësi financiare të sigurojnë një të tillë në rast nevoje në fushën penale, civile dhe administrative. Për të arritur një gjë të tillë, e cila tashmë sigurohet nga disa klinika ligjore private falas, Ministria e Drejtësisë ka menduar të ngrejë një strukturë brenda këtij institucioni, duke përcaktuar stafin dhe fondin që do duhet si ndihmë nga shteti. Dhe, për të arritur në ngritjen e kësaj strukture, Ministria e Drejtësisë së bashku me disa ekspertë, konkretisht juristë të shquar të fushës civile dhe penale, ekspertë të OJF-ve në shërbimet ligjore falas për çështjet civile dhe penale, ekspertë të fushës së përkujdesjes sociale, ekspert të administrimit dhe të buxhetit financiar, kanë hartuar dhe një projekt-draft, të cilin shumë shpejt do ta paraqesin në Këshillin e Ministrave për miratim. Motivi që i ka shtyrë ekspertët juristë, nën kujdesin e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, që të hartojnë një draft të tillë, konkretisht për ndihmën juridike falas, ka qenë mungesa e efektivitetit dhe cilësisë së shërbimit, kryesisht për shkak të mungesës së monitorimit në fushën e procedimit penal, ndërsa në fushën civile dhe administrative ky sistem ka funksionuar vetëm nëpërmjet organizatave jofitimprurëse të mbështetura kryesisht nga donatorë të huaj. Ndaj dhe ligji specifik “Për ndihmën juridike” synon krijimin e një sistemi funksionues të ndihmës juridike.
Funksioni i organit shtetëror për ndihmën juridike
Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike, i cili parashikohet të ofrojë ndihmë falas për individët, do të ketë edhe kompetencat më të rëndësishme për administrimin e shërbimit. Ndër kompetencat me rëndësi të veçantë mund të përmendim ato që lidhen me zbatimin e politikës shtetërore në dhënien e ndihmës juridike, menaxhimin e buxhetit të akorduar për qëllim të ofrimit të ndihmës juridike nga shteti, miratimin e rregullave të caktimit të avokatëve që do të ofrojnë ndihmën juridike, lidhjen e kontratave të shërbimit me avokatët që do ofrojnë shërbimin e ndihmës juridike, caktimin e masës së shpërblimit që përfitojnë avokatët në ofrimin e ndihmës shtetërore ndaj individëve.
Kush përfiton ndihmë ligjore falas, kategoritë
Në përcaktimin e kritereve të kategorizimit të personave përfitues janë mbajtur në konsideratë nevojat për këtë shërbim, por edhe mundësitë e shtetit për të realizuar efektivisht këtë shërbim. Në projekt propozohet një përcaktim i arsyeshëm i përfituesve, me synimin që ligji të mos mbetet në kuadrin e deklarimeve të pamundshme për t’u realizuar, por ky përcaktim i arsyeshëm të mund të përballohet me mbështetje financiare dhe burime të tjera të domosdoshme. Individët që përfitojnë ndihmë juridike falas janë personat që kërkojnë të mbrohen me avokat në procesin penal në të gjitha fazat e tij, dhe për shkak të mundësive financiare nuk kanë mundur të zgjedhin një avokat apo kanë mbetur pa të. Gjithashtu, të drejtën për të përfituar ndihmë juridike e kanë edhe individët, të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike në çështjet civile ose administrative, por nuk kanë mjete të mjaftueshme për të paguar këtë ndihmë juridike apo çështjet janë tepër komplekse nga ana e përmbajtjes dhe procedurës. Në këtë rast, personi përfitues që të përfitojë ndihmën juridike duhet të vërtetojë se përfshihet në programet e mbrojtjes sociale ose plotëson kushtet për t’u përfshirë në të. Ndihmën juridike e përfitojnë edhe të miturit, për të cilët mbrojtja në procedimin penal dhe në gjykim është e detyrueshme me ligj. Ndihma juridike, sipas draftit, mund të kërkohet para, gjatë dhe pas zhvillimit të procesit gjyqësor. Por, është taksative dhe e detyrueshme me ligj që personi që përfiton ndihmë juridike ka detyrimin të bashkëpunojë me avokatin që siguron ndihmën juridike, të japë informacion të vërtetë për të cilin është kërkuar ndihma juridike, si dhe t’i sigurojë në kohë çdo informacion të rrethanave dhe kushteve që kanë ndryshuar shkakun e dhënies së ndihmës ligjore.
Kur refuzohet dhënia e ndihmës juridike falas
Komisioni Shtetëror ofron ndihmë juridike falas për kategoritë që përmendëm më sipër, por edhe refuzon dhënien e ndihmës juridike. Dhënia e ndihmës juridike në çështjet civile dhe administrative jepet duke mbajtur parasysh suksesin në zgjidhjen e çështjes dhe/ose vlerën relative të ankesës apo pasurisë së përfshirë; arsyeshmërinë e argumenteve ligjore, të cilat paraqiten në emër të kërkuesit apo përfituesit dhe bazueshmërinë e tyre në ligj; mundësinë e suksesit të ankesës apo të mbrojtjes; kompleksitetin e çështjes dhe aftësinë e kërkuesit apo përfituesit që të vetëpërfaqësohen. Por kur nuk bazohet në pikat e mësipërme, ajo refuzohet. Dhënia e ndihmës juridike falas nuk refuzohet në çështjet penale.
Si zgjidhet organi që ofron këtë shërbim
Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike zgjidhet me përfaqësues të institucioneve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e funksionimit të këtij shërbimi, që konsiderohen persona të përgjegjshëm të këtyre institucioneve në këtë organ. Pra, një anëtar zgjidhet nga Ministria e Drejtësisë, një nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, një nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe një nga Organizatat Jofitimprurëse që veprojnë në fushën e ndihmës ligjore. Ky komision funksionin si organ shtetëror kolegjial dhe ka statusin e personit juridik publik. Ky shërbim shihet si një bashkëpërgjegjësi e organeve shtetërore dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, e cila është përgjegjëse e drejtpërdrejtë në funksionimin e shërbimit të avokatisë në vendin tonë.
Detaje
4.800 raste parashikohen që mund të kenë nevojë për ndihmë juridike falas në të gjithë vendin
128.800 mijë lekë parashikohet fondi i nevojshëm buxhetor për përmbushjen e këtij shërbimi juridik në një vit
Kompetencat
Zbatimi i politikës shtetërore në dhënien e ndihmës juridike;
Menaxhimi i buxhetit të akorduar, për qëllim të ofrimit të ndihmës juridike nga shteti;
Miratimi i rregullave të caktimit të avokatëve, që do të ofrojnë ndihmën juridike;
Lidhjen e kontratave të shërbimit me avokatët, që do ofrojnë shërbimin e ndihmës juridike;
Caktimin e masës së shpërblimit që përfitojnë avokatët në ofrimin e ndihmës shtetërore ndaj individëve.