Kanceri i gjirit, si bëhet vetëkontrolli i sëmundjes
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Kjo sëmundje është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Në vendin tonë kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh tek femrat. Ai përbën 25.6% të tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve tek femrat. Prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra.
Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo grua. Por në ditët tona, kanceri i gjirit mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë. Kanceri i gjirit mund të mjekohet me sukses nëse ju e zbuloni sa më shpejt atë.
Nëse ndryshimet që ndodhin në gjinjtë tuaj kapen qysh në fillim, ky është një shans shumë i mirë për ju për një mjekim të suksesshëm.
Janë disa mënyra për të zbuluar kancerin e gjirit, ku ndër to përmendet vetëkontrolli mujor i gjirit, kontrolli i gjirit tek mjeku, mamografia, ekografia e gjirit.
Vetëkontrolli
Vetëkontrolli i gjirit është të njohësh gjinjtë e tu, duke i kontrolluar nëpërmjet prekjes. Duke kontrolluar gjinjtë tuaj rregullisht ju do të mësoni se si është pamja normale e tyre. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të vini re menjëherë ndonjë ndryshim që mund të ndodhë në gji dhe të shkoni sa më shpejt tek mjeku.
Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar qysh nga mosha 20 vjeç, pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normalë. Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, 7 deri në 10 ditë pas kalimit të periodave, mbasi gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund t’ju ngatërrojnë. Në periudhën e menopauzës (mbarimit të periodave), vetëkontrolli i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji. Kjo bëhet me qëllim që ju ta keni më të lehtë për t’u kujtuar.
Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart në ije. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?
Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?
Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve?
Kontrolloni me majat e gishtërinjve të dorës së djathtë gjirin e majtë dhe me majat e gishtërinjve gishtat e dorës së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?
Kontrolloni me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?
Vetë kontrollin e gjinjve mund ta bëni edhe kur jeni duke bërë dush apo kur jeni duke ndenjur shtrirë.
Përpiquni ta bëni zakon bërjen e vetekzaminimit të gjirit 1 herë në muaj!
Dyshimet
Ju duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse vini re shenja jonormale në ato raste kur vini re zmadhim apo forcim të gjirit që nuk është normale për ju. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale. Gjëndra apo mahisje në gji. Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit. Njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë. Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre. Dhe çdo gjë tjetër që nuk ju duket normale
Jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer, por megjithatë ju duhet të drejtoheni sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vini re ndonjë ndryshim jonormal tek gjinjtë tuaj. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.
Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta, nuk kushton fare, por ju mbron jetën!
Vetëkontrolli i gjirit është vetëm një pjesë e kujdesit për gjirin. Ka edhe mënyra të tjera të cilat kapin në faza shumë të hershme kancerin e gjirit, siç është mamografia.
Mamografia
Mamografia është radiografia që bën ekzaminimin e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave.
Të gjitha gratë nga mosha 40 vjeç e lart, duhet të bëjnë mamografinë çdo 1-2 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha juaj, nëse keni ndonjë shqetësim në gjinj, paraqituni menjëherë tek mjeku.
Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave. Mamografia nuk duhet të kryhet sidomos në tre muajt e parë të barrës. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.
Kjo varet nga mosha që ju keni. Megjithatë, mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-2 vjet sidomos për moshat mbi 40 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, ju mund ta përsëritni atë nëse mjeku jua kërkon këtë.
Nëse je:
20-39 vjeç bëj vetëkontroll të gjinjve çdo muaj,
kontroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet
ekografi të gjinjve
Nëse je:
40-49 vjeç vetëkontroll të gjinjve çdo muaj,

mamografi çdo 1-2 vjet
Nëse je:
Mbi 50 vjeç betëkontroll të gjinjve çdo muaj,

mamografi çdo 1 vit
Kur duhet pasur kujdes
Nëna, motra apo gjyshja juaj kanë pasur kancer të gjirit
Jeni mbi 40 vjeç, sepse rreziku rritet bashkë me moshën
Menstruacionet ju kanë filluar para moshës 12 vjeç
Menstruacionet ju kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç
Nuk keni lindur kurrë fëmijë
Keni lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç
Nëse jeni mbipeshë
Nëse pini tepër duhan dhe alkool
Nëse kryeni aktivitet të pakët fizik