E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dragisha Vlashkoviq zgjidhet kryetar i Mitrovicës!

Dragisha Vlashkoviq nga SNS (Partia përparimtare serbe e Tomislav Nikoliqit) është zgjedhur sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendi komunal të Mitrovicës, kryetar i komunës, njoftojnë medie të Beogradit

Vlashkoviq është zgjedhur në vend të Kërstimir Pantiqit, i cili u tërhoq nga ky funksion pasi që u zgjodh zëvendësdrejtor i Zyrës së Kosovës

Para disa ditësh në Mitrovicë është bërë rikomponimi i pushtetit të qytetit pasi SNS ndërpreu koalicionin me DSS-në. Shumicën e re në Mitrovicë e bëjnë SNS, URS, SPS, Inciativa qytetare "Srbija, demokratija, pravda" (Serbia, demokracia dhe drejtësia) Oliver Ivanoviq dhe PUPS.

Pas zgjedhjes Dragisha Vlashkoviq ka deklaruar se “udhëheqja e re e komunës do të vazhdojë të punojë në mbrojte të popullit serb dhe të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të cilët Kosovën e konsiderojnë pjesë të Serbisë”.

Vlashkoviq është lindur në Mitrovicë në vitin 1968 dhe ka të mbaruar Fakultetin Xehetarisë e Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka qenë ndihmësdrejtor i Trepçës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›