E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Arritjet kombëtare vijnë nga dëshmorët

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Sipas tij beteja e familjes Jashari i dha hov vendimtar luftës çlirimtare dhe UÇK-së.

"“Para 15 viteve, përgjatë një beteje treditore, u flijuan tre breza të familjes Jashari me gjithsej 56 anëtarë. Kjo betejë i dha hov luftës çlirimtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para 5 marsit të vitit 1998 pra, para “Epopesë së UÇK-së”, te shqiptarët e Kosovës në përgjithësi kishim më shumë pushkë sesa luftëtarë të lirisë. Pas 7 marsit të vitit 1998, pra, pas “Epopesë së UÇK-së”, kishim më shumë luftëtarë të gatshëm për vetëmohim sesa pushkë. Sot, ne nuk mund ta paramendojmë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa Adem Jasharin dhe njësoj nuk mund ta paramendojmë Adem Jasharin pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës", ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se arritjet kombëtare të popullit tonë vijnë nga dëshmorët dhe martirët, ndërkaq, zbritjet kombëtare  vijnë nga qeveritarët dhe politikanët e tyre./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›