E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dragusha, i zhgënjyer me veten

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 12:23

Alban Dragusha nuk e kishte pritur se do ta fillonte eksperiencën në Kalmar duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Mbrojtësi kosovar është treguar i pakujdesshëm në ndeshjen miqësore ndaj ekipit norvegjez Stromsgodset, duke u ndëshkuar dy herë me karton të verdhë, me ç’rast në pjesën e dytë u skuq.

“Jam mjaft i zhgënjyer me veten dhe me faktin se e humbëm ndeshjen. Kam nevojë ta mësoj nivelin dhe stilin e lojës që zhvillohet në Skandinavi. Sigurisht, duhet të jem më i kujdesshëm në të ardhmen. Për fat të mirë, kjo ka ndodhur në një ndeshje kontrolluese”, theksoi mbrojtësi kosovar për ueb faqen suedeze barometern.se.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dragushës me Kalmarin, ku u transferua këtë dimër nga Skënderbeu i Korçës. Në këtë përballje, paraqitje të mirë ka shfaqur portieri kosovar Etrit Berisha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›