E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama "Përjetësisht Dashuria” në Teatrin Kombëtar

"Vetmia"një nga plagët me të cilat po përballet brezi i tretë në Shqipëri si pasojë e emigracionit të fëmijëve, do të vihet në skenë në dramën "përjetësisht Dashuria" . Me regjizor Mihal Luarasin dhe në role Vangjel Toçe dhe një nga ikonat shqiptare Drita Pelinku për të cilën edhe është shkruar kjo dramë. Ndryshe nga herët e tjera kjo dramë nuk vjen vetëm me një mesazh, por regjizori propozon edhe zgjidhjen e këtij realiteti të hidhur
Aktorja Pelinku u shpreh se rolin në këtë drame e ndjen edhe me tej ..në jetën e përditshme.
Dy protagonistët e dramës Zarina dhe i shoqi, Dioni janë pensionistë mbi të shtatëdhjetat që jetojnë vetëm pas largimit të fëmijëve në emigracion. Ajo që i mundon më shumë bashkëshortët është frika se mos njëri nga partnerët vdes i pari dhe ndihen të pafuqishëm për të pritur vetëm vdekjen. Me skenografi të Genci Shkodranit premiera do të vihet në skenën e teatrit kombëtar të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 20.00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›