"Geraldina Sposa" prezanton fustane moderne nusërie

Lamtumirë fustanit tradicional të nusërisë, besnik i të cilit ka mbetur vetëm ngjyra. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë sfilata e "Geraldina Sposa" për të gjithë ato vajza që ëndërrojnë të veshin fustanin e bardhë. Mbi pasarelë ka mbizotëruar ngjyra e bardhë natyrale, që duket se kësaj here i është larguar më shumë ngjyrës së bardhë si bora, ndërsa dhe goldi dhe grija po zbehen sepse në fuqi ka hyrë bronxi.
Si cdo vit tjetër, edhe këtë vit "Geraldina Sposa" ka pasur si qëllim të sjellë në pasarelat e Tiranës, cmenduritë më të fundit me fustanet e nusërisë. Provokimi me tendencat e reja ka qëlluar dhe në këtë sfilatë, pasi dhe modelet që ishin përzgjedhur për këtë vit i përshtateshin një sfilate të tillë.
Plot 17 modele, për të cilat pasioni i tyre primar është televizioni, ndërsa një tjetër dëshirë po aq e fortë, i sjell në pasarelat e një sfilate. Cdo vajzë që dëshiron të ndjehet qoftë dhe për një natë mbretëreshë, duhet të nusërojë me “Geraldina Sposa”.