E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 9-vjeçarit në Kurbin, policia gjen armët e krimit

Policia e Lezhës ka gjetur armët e krimit të djeshëm në Kurbin ku u vra djali 9-vjeçar dhe u plagos xhaxhai i tij.  Burime nga policia bëjnë me dije se 3 armët e krimit janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve Vladimir dhe Altin Shkreta të cilët dyshohen se janë autorë të ngjarjes.
 

Si pasojë e një operacioni të policisë, mbrëmjen e djeshme u bë i mundur arrestimi I Vladimir Shkretës ndërsa vëllai i tij Altini po kërkohet policia. Atentati ndaj familjes Llani është pranuar nga i arrestuari Vladimir Shkreta, duke deklaruar se e kishte kryer krimin pas konfliktit që kishin patur me 62-vjeçarin vetëm një natë para krimit.

Para hetuesve të çështjes 33 vjeçari Shkreta ka deklaruar se ka qëlluar në drejtim të mjetit që i përkiste Muharrem Llanit duke e ditur se në të ndodhej vetëm 62-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë, dhe se nuk ka parë që në veturë ndodhej edhe një fëmijë sëbashku me nënën e tij. Ndërkohë policia ka ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorit tjetër Altin Shkreta, i cili është shpallur në kërkim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›