Fushë Krujë, furgoni përplaset me makinë, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Larush ku një furgon me targa KR 5752 A është përplasur me një automjet me targa KR 7790 A dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i furgonit Arben Plepi dhe është plagosur drejtuesi i automjetit tjetër Enver Cani.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.