Drama e afganëvenë ditarin onlinetë mjekes së vrarë
TIRANE- Ditari i mjekes britanike Karen Woo, vrarë dje në sulmin e talebanëve në Afganistan së bashku me 9 pjestarë të asistencës ndërkombëtare, ka patur jehonë në mediat ndërkombëtare. Në ditarin e 36 vjecares lexohet dëshira e saj për të përmirësuar sadopak jetën e përditshme të qytetarëve afganë, edhe pse në këtë mënyrë ishte duke rrezikuar jetën e saj.
Britanikja, e cila do të martohej pas një muaji, kishte lënë për pak kohë punën e saj mjaft të paguar në Britani, për të dhënë ndihmën e saj si mjeke në Kabul.
Në ditarin e saj , ajo shkruan vec të tjerash se “historitë njerëzore të mbushura me dhimbje dhe gëzim do ti ruaj gjatë gjithë jetës sime. Aksesi që një mjek ka në komunitet është shumë më i ndryshëm nga ai që mund të ketë përshembull, një gazetar. Besimi reciprok dhe bashkëbisedimi janë në themel të punës sime dhe mua më pëlqen shumë të jem pranë tyre.”
Blogu i Karen, lehtësisht i aksesueshëm, ka patur mjaft vizitues këto ditë , ku qytetarë nga e gjithë bota kanë mundur të lexojnë përmes ndjeshmërisë realitetin e Kabulit , që ngrihej mbi kujtimin e tragjedisë së të shkuarës dhe dëshirës për të ecur përpara.
Ajo shprehet se jo vetëm mjekët, ushtarët apo dhe përfaqësuesit e tjerë të misioneve humanitare janë të ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e misioneve të tyre, por janë njëkohësisht të vendosur për të përmirësuar jetën e afganëve.
(e.n/news24/BalkanWeb)