E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha sërish me pushime në Dhërmi

Tiranë, 08 gusht -  Kryeministri shqiptar, Sali Berisha mban premtimin për të sfiduar veten në thyerjen e një tjetër rekordi personal të notit. Një mënyrë për të treguar se ndodhet në formë fizike e sportive edhe më të mirë pavarësisht se vitet kalojnë.

E kthyer tashmë në një traditë, prej tre vitesh, sipas BalkanWeb, kryeministria ka shpërndarë me email nëpër redaksitë mediatike dhe foto, ku Kryeministri shfaqet duke notuar në bregdetin jonian. Fotot janë shoqëruar dhe me një njoftim sqarimi të zëdhënëses së kryeministrisë, Erla Mëhilli.
“I vendosur prej disa ditësh në plazhin e Dhërmiut bashkë me familjen, nipërit e mbesat, me të cilët është shumë i lidhur, më 7 gusht 2010, kryeministri theu sėrish rekordin e tij personal nė not”- thyhet në njoftimin e zëdhënëses Erla Mëhilli.
Sipas njoftimit, këtë vit kryeministri 66 vjeçar ka notuar ne det për 4 minuta më shumë se një vit më parë. “127 minuta not në det kundrejt 123 minutave të një viti më parë”,  saktëson zyra e shtypit e kryeministrit.
Por, sipas medieve shqiptare, ambicia për të kaluar detin me not nga jugu i Shqipërisë në Korfuz dhe më pas kthimi përsëri në tokën shqiptare, që vetë zoti Berisha premtoi një vit më parë, mbetet ende një sfidë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›