Meta i kërkoi presidentit sirian al-Assad të rivlerësojë qëndrimin rreth Kosovës

Damask, 8 gusht - Gjatë vizitës zyrtare në Damask, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga presidenti o Sirisë, Bashar al-Assad.
Gjatë takimit, siç njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë, u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm, për çka u ra dakord të përshpejtohet plotësimi i kuadrit ligjor të këtyre marrëdhënieve me realizimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, heqjen e taksimit të dyfishtë, në fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe teknik, si dhe zhvillimin e konsultimeve diplomatike mes ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve.
Unioni për Mesdheun, Aleanca e Qytetërimeve, Organizata e Vendeve Islamike dhe veçanërisht Organizata e Kombeve të Bashkuara u cilësuan si institucione ku palët mund të rrisin nivelin e bashkëpunimit, të njohjes reciproke dhe qëndrimeve të përbashkëta në interes të paqes dhe stabilitetit të dy rajoneve fqinje, por edhe asaj globale.
Meta e njohu presidentin al-Assad me procesin e suksesshëm të integrimit Euro-Atlantik dhe Evropian, e veçanërisht me rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, politikën e saj të fqinjësisë së mirë, rëndësinë e konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si një kontribut i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit të Mesdheut dhe më gjerë.
Meta në mënyrë të veçantë u përqendrua mbi çështjen e Kosovës, duke theksuar se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilësoi shpalljen e pavarësisë si një akt që nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, është një faktor i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit dhe paqen në Ballkan dhe në Botë.
Shteti i Kosovës, vlerësoi Meta, është një realitet i pakthyeshëm dhe legjitim, i cili në të ardhmen do të zërë vendin e merituar në organizatat ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, Meta i kërkoi presidentit al-Assad që Siria të rivlerësojë qëndrimin e saj mbi këtë çështje.
Presidenti al-Assad vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të jashtme të hapjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve më të gjitha vendet.
Ai u shpreh se mbështet thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok dhe shprehu gatishmërinë për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme.
Një dimension i rëndësishëm dhe ure lidhëse mes dy vendeve u vlerësua dhe komuniteti me origjinë shqiptare që jeton në Siri.