E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vonesa në shtëpitë për strehim

Kater kullat që kane filluar te ndertohen para afro nje viti ne qytetin e Durresit per familjet e pastreha duket ende mjaft larg perfundimit te tyre. Pallatet 7+1 kate po ndertohen ne lagjen 17 te Durresit dhe ne total do te krijohen 128 hyrje per familjet e pastreha, te cilat do te mund ti perfitojne ato duke marre kredi me kosto te ulet.

Fillimisht zbatimi i projektit ka nisur me vonese per shkak te problemeve qe lidheshin me pronesine e truallit dhe lirimin e tij, ndersa sot pas me shume se nje viti behet e ditur se firmat zbatuese te punimeve nuk jane shlyer rregullisht me situacionet sipas punes qe kane kryer. Kater pallatet ne fjale qe jane ndertuar ne afersi te ujesjellesit te Durresit kapion nje vlere prej 271 milin leke te reja dhe shumica e hyrjeve te tyre don te jene 1+1, ndersa fare pak 2+1.

Enti Kombetar i Banesave perfitoi kredine e akorduar nga Banka Boterore per ndertimin e banesave me kosto te ulet, nderkohe qe banoret qe do te perfitojne keto apartamente nuk kane te drejte ti shesin apo ti japin ato me qira. Ne bashikine e Durresit nderkaq jane depozituar me shume se 5000 kerkesa nga familje te pastreha dhe aktualisht strukturat e bashkise jane duke pare kriteret se cilat familje do te perfitojne kredi ke kosto te ulet per te marre me pas nje nga hyrjet e reja.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›