Drama shqipe në antologjinë gjermane
Drama “Lufta në kohën e dashurisë”, e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj, është përfshirë në antologjinë gjermane të dramës “Theater Theater - Aktuelle Stücke 21”, të cilën e boton shtëpia botuese gjermane Fischer Verlage. Në antologjinë “Theater Theater”, që botohet çdo vit nga kjo shtëpi botuese, sivjet, në numrin e 21-të me radhë, përpos dramës së Nezirajt, janë botuar edhe dramat e autorëve të tjerë gjerman e ndërkombëtarë. "Lufta në kohën e dashurisë" është shkruar në vitin 2007. Në tetor të po atij viti ka pasur prezantimin e parë në skenë në Londër, në teatrin Nomad. Vjet në nëntor u dha premierë në Yale Drama Coalition në New York të Amerikës. Drama e Nezirajt përveçse në gjermanisht është përkthyer edhe në anglisht, frëngjisht etj.