Dramatike!
Kriza e thellë energjetike që ka pushtuar mbarë vendin dhe po paralizon jetën normale të shqiptarëve mbart edhe disa problematika të çuditshme. Çelësi i zgjidhjes së krizës është gjetur në kurriz të konsumatorëve të thjesht, të cilët jo vetëm që po vuajnë mungesën e energjisë, madje edhe të ujit, por “meritojnë” një çmim më të lartë sipas KESH-it. Fatura që pretendohet t’iu vishet shqiptarëve po merr jetë dita-ditës dhe shumë shpejt qytetarët do të duhet të nxjerrin nga arka e tyre e varfër disa mijëra lekë më shumë. Logjika e KESH & co. mund të duket e drejtë nëpër protokolle dhe konsulenca ndërkombëtare, porse nuk justifikohet përballë nivelit minimal jetik të mijëra familjeve dhe falsitetit të faturave që ato paguajnë aktualisht.
Faturat e lançuara deri tani në një pjesë të konsiderueshme janë hipotetike dhe ankimimet nuk merren aspak në konsideratë. Me të drejtë qytetarët bërtasin për çmime katastrofike, edhe pse mund të mos kenë shpenzuar qoftë edhe gjysmën e shumës. Habia ngjizet edhe nga manipulimi sy për sy i faturës së mikut apo fqinjit të zyrtarëve, i cili “si rregull” duhet të paguajë më pak.Në një realitet kaq të shprishur, kur errësira dhe skamja po pushton dita – ditës shqiptarët, drama e jetës merr ngjyra qesharake në sallonet e politikës.
Nga mbi 60 parti që njohin shqiptarët, vetëm një prej tyre ka marrë inisiativën për të bërë protesta, të cilat janë krejt normale për një shtet demokratik. E sidomos për situatën që po kalojmë, ato janë më shumë se sa një kambanë alarmi që duhet të zgjojë ndërgjegjen e ndryshkur të politikës dhe fëmijëve të saj. Protestat e iniciuara së fundmi nga Lëvizja Socialiste për Integrim nisin nga njësia vendore e Kombinatit, për të vijuar më pas në të gjithë vendin. Është menduar që për të zgjidhur një krizë të tillë me pasoja shkatërrimtare që shoqërohen me dekurajimin e plotë të biznesit dhe rrënimin e jetës së qytetarëve, të bëhet një protestë në kryeqytet që do të shoqërohet më pas edhe në qytete të tjera. Por a është kjo e mjaftueshme? Ku është përgjegjësia qytetare e forcave të tjera politike, veçanërisht ato të opozitës? Justifikimet për kriza të brendshme janë një vrimë në ujë karshi premtimeve që u janë bërë me kohë miliona shqiptarëve. Është e vërtetë se qytetarët që mandatojnë me votën e tyre qeveritë janë po ata që në sheshe në salla dhe kudo do të kërkojnë që qeveria të njohë dhe të vuajë pasojat politike të papërgjegjshmërisë e saj si dhe do t’i kujtojë më të rëndin faj dhe që ka të bëjë me mashtrimin e vazhdueshëm të paskrupullt dhe sistematik që atyre u ka bërë çdo qeveri. Qytetarëve të rraskapitur nuk po iu shpallen programe dinjitoze për zgjidhjen e një krize kaq të rëndë, por qeveria po bën turpërisht rolin e Kasandrës që parashikonte në lashtësi fatkeqësitë e një kombi. Pyetja që rëndon fort mbi supet e të mandatuarve nga populli është: Çfarë po bëni për ne? Ku janë premtimet për 24 orë drita dhe ujë?
Ky është sfondi më dramatik i shekullit XXI në Shqipëri. Nuk ka më nevojë për kohë, gjithçka po përdoret për justifikim. Politikanët po bëjnë rolin e çifligarëve, ndërsa “bujkrobërit” e hidhëruar janë pushtuar nga stresi i jetës dhe gjëpurat e politikës në media. Situata është kaotike. Shqipëria po varfërohet vit pas viti, duke u renditur edhe nga prognozat e Bankës Botërore, ndër ato vende që kanë për t’u “pushtuar” prej tranzicionit të stërzgjatur ekonomik. Vala e krizës ekonomike përbën një kërcënim serioz për reformat e fundit apo të ardhshme të qeverisë shqiptare. Niveli i lartë i prodhimit duhet të jetë absolutisht i rëndësishëm, nëse pretendohet për të dalë nga kriza. Por kaosi energjetik jep pak shanse, aqsa shqiptarët kanë filluar prej kohësh të mendojnë për bukën e gojës, sesa për t’u bërë qytetarë të BE-së.