Sfidat e vështira të Bamirit
Thelbi i deklaratave te Bamir Topit, pasi u zgjodh
President, eshte se ai nuk do te jete kreu i shtetit i demokrateve, por i te gjitheve, pra do te ushtroje detyren dhe pergjegjesine sipas kushtetutes. Gjithcka duket mire. Ne fund te fundit, te gjithe Presidentet keshtu deklarojne kur sapo zgjidhen, osekur bejne betimin.Fjalimet e tyre jane mbreselenese. Me kujtohet se nje
angazhim te ngjashem premtoi edhe Alfred Moisiu.
Projekti i tij diten e betimit, doli se ishte krejt tjeter me projektin 5 vjecar qe ai zbatoi.
Ne fakt, Moisiu u tregua i njeanshem, dhe mund te kete pasur shume arsye per te funksionuar kunder opozites dhe qeverise se Berishes, por sigurisht ka pasur me shume arsye per t'iu permbajtur deklarates se fillimit.
Ne mund te besojme shume se Bamir Topi eshte tjeter personalitet, me profil dhe begraund te atille politik sa do ta beje diferencen me Moisiun. Megjithate, jane disa rrethana qe nuk shkojne ne kete drejtim. Zgjedhja e tij President, pervecse ishte nje lajm pas krizes se gjate parlamentare, fsheh ne vetvete edhe
nje zhvillim tjeter, te parin ne historine e Partise Demokratike.
Asnjehere me pare, nuk ka ndodhur qe nje funksionar i kesaj partie te kete nje funksion me te larte, te pakten kushtetues, se sa Sali Berisha. Pra per here te pare, dikush brenda PD-se, ka arritur nje pike te karrieres, qe nisur nga protokolli dhe ligji themelor i shtetit, eshte me lart ne hirearkim, se sa lideri
aktual dhe historik i demokrateve.
Kjo ngjarje, me siguri qe do te ndikoje ne zhvillimet dhe proceset e brendeshme te PD-se, ku kohet e fundit ka filluar te flitet hapur per klane dhe grupe qe shpresojne te trashegojne fronin e Berishes, nje dite kur ai te vendose te mos merret me me politike. Themi ka filluar te flitet hapur, pasiqe deri pak kohe me pare, kjo ishte nje teme tabu per demokratet, duke
njohur lidershipin absolut dhe autoritar te Berishes.
Ne kete sens, Bamir Topi, nuk eshte prapa atyre qe
kerkojne te jene nje dite ne krye te PD-se. Duke u
zgjedhur President, ai zor se ka zgjedhur te heqe dore nga politika. Perkundrazi, ky mund te jete fillimi i ngjitjes finale. Keshtu qe z.Topi, me siguri do ta shfrytezoje presidencen e tij per te fituar kapital politik, ne menyre qe ne dekiken kur karrikja e kreut te PD-se te jete bosh, ai te kete me shume shanse nga te gjithe per t'u ulur aty.
Ne kete sens, nuk besohet se Topi do te gaboje duke mbajtur nje kurs te Presidentit kunder interesave te PD-se. Ai nuk do te deshironte asnjehere te armiqesohej me kete formacion, ku do ta kete vendin neser pasi te mbaroje mandatin. Per kete arsye, eshte e veshtire te besohet se ne ushtrimin e kompetencave ai do te jete vertet i pavarur.