Qipro, aty ku ndarja qëndron si hije
Historia e konfliktit në Qipro
Ishulli me bukuri të veçanta natyrore
Një ishull i vogël në mes të detit Mesdhe me një peizazh gati përrallor të cilin njeriu mund të ketë shumë pak raste në jetë për të parë, Qipro të jep mundësinë të përjetosh emocione të veçanta. Qipro në fakt të jep mundësinë të jetosh në një moment dy realitete, dy botë të ndryshme dhe dy kultura që janë sa të afërta, aq edhe të largëta me njëra-tjetrën. Për të qenë i qartë që në fillim duhet theksuar se ky shkrim i kushtohet më shumë asaj pjesë të ishullit për të cilën shqiptarët dinë shumë pak, për të mos thënë se nuk kanë informacione farë, Republikës turke të Qipros së Veriut. Ky emër në fakt njihet vetëm nga Turqia dhe nuk gëzon njohje ndërkombëtare. Konflikti i vitit 1974 ka krijuar dy realitete të ndryshme në këtë ishull të vogël. Ndonëse nuk pranohet ndërkombëtarët dhe aq më pak nga grekët, në pjesën veriore të ishullit ekziston një shtet me të gjitha institucionet e tij, ekziston një shoqëri që ndryshon nga ajo e pjesës jugore. Por përpara se të hymë në historinë e konfliktit të Qipros duhen theksuar bukuritë e veçantë që zoti i ka falur këtij vendi. Udhëtimi jonë merr shkas nga një ftesë e qeverisë së Qipros veriore me rastin e 33-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të në ishull. Në fakt kur na ra në dorë kjo ftesë duhet thënë se e pamë pak me habi pasi kishim pak informacion për vendin se ku do të shkonin. E para pyetje që në lindi ishte se kush është ky shtet me të cilin ne nuk kemi marrëdhënie zyrtare. Ky fakt për të qenë i sinqertë të krijon pak skepticizëm në vetvete. Megjithatë me një avion të linjës ajrore turke nisemi nga aeroporti i ri në Rinas drejt Stambollit, një destinacion mjaft i njohur ky për shqiptarët vitet e fundit. Prej Stambollit nisemi drejt aeroportit të Erxhanit në Qipron Veriore. Mbërritja në aeroport ishte kontakti i parë për ne me këtë vend dhe duhet thënë se godina e tij të jepte padyshim përshtypjen e një vendi të zhvilluar. Një aeroport modern me një kapacitet diçka më të madhe se Rinasi, me njerëz të qeshur me një buzëqeshje mirëseardhje tipike mesdhetare.
Lefkosha ( Nikosia), “Berlini i fundit në Evropë”
Lefkosha ashtu siç e quajnë turqit apo Nikosia siç e thërrasin grekët, është kryeqyteti i Qipros. Është një kryeqytet i përbashkët dhe që ndan dy pjesët e ishullit. Qyteti është i ndarë në mes me një vijë që quhet vija e gjelbër dhe ku të zë syri tek-tuk ndonjë ushtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndarja e Lefkoshës përbën ndoshta “murin e fundit të Berlinit” të mbetur pa u rrëzuar në Evropë. Qyteti me afro 150 mijë banorë, nga të cilët rreth 80 mijë jetojnë në pjesën greke dhe pjesa tjetër në pjesën turke, ka pamjen e një qyteti tipik mesdhetar, ku mund të gjesh pranë njëra-tjetrës kishën dhe xhaminë. Me një arkitekturë të përzier ku të bien në sy katedralet me stilin e vjetër venedikas dhe xhamitë e mëdha të stilit osman, Lefkosha ruan të gjallë shenja të bashkëjetesës shumë shekullore të dy kulturave. Qyteti ndahej në dy pjesë dhe ku binte në sy dhe zhvillimi i ndryshëm i tyre. Përballë nga tarraca e hotelit ku po shijonin mëngjesin tradicional, shoqëruesi ynë na tregon disa godina në mes të qytetit duke thënë se “aty fillon ndarja”. Nuk kishte mur, dhe as tela me gjemba, nuk kishte as lumë dhe as porta të mëdha mesjetare, ishte dhe një vijë imagjinare të cilën e respektonin banorët nga të dyja anët e qytetit. Në Lefksoha kohët e fundit ishin ngritur dy pika kalimi kufitar që bënin të mundur lëvizjen e njerëzve nga të dyja anët e qytetit. Sipas statistikave që na treguan në pjesën turke, çdo ditë rreth 4 mijë turko-qipriotë kalonin drejt pjesë tjetër të qytetit. Shumë prej tyre shkonin për të punuar dhe një pjesë tjetër për tregti. Megjithëse në bazë të rregullave të vendosura nga OKB, nuk mund të mbaje më shumë se 120 euro në xhep kur të kaloje në pjesë greke të ishullit. Kjo masë ishte marrë për të mos lejuar tregtinë mes dy palëve. Katedralet e shumta në këtë qytet ishin ruajtur me fanatizëm duke mbajtur të gjallë një pjesë të historisë së lashtë. Me një arkitekturë marramendëse këto ndërtesa gjigante konkurronin pa frikë me katedralet e famshme të Romës apo të Parisit vetëm se për to shumë pak njerëz në botë kishin dijeni.
Plazhet, mrekullia e Mesdheut
Pas ndarjes së ishullit në vitin 1974, pjesa më bukur e bregdetit kishte mbetur në veri. Plazhe të mrekullueshme të cilat njeriun e tërheqin sa po të shkelë në to dhe mrekullia që vinte nga kombinimi i natyrës së butë bregdetare me malet ishin pjesa më e bukur e ishullit. Republika turke e Qipros së Veriut është e izoluar duke vuajtur pasojat e një embargoje prej shumë vitesh. Ky është dhe shkaku kryesor që një vend kaq i bukur në mes të detit të mos shfrytëzojë dot resurset e tij natyrore. Kilometra të tëra plazhe shumë pak të populluara, ruanin në vetvete një qetësi të habitshme. Megjithatë turizmi për këtë republikë të vogël ishte një nga shtyllat kryesore të ekonomisë. Qipro Veriore, ndoshta është vendi i dytë në botë pas Las Vegas-it për nga numri i kazinove. Nata në qytetet e Qipros ishte e mbushur me drita të shumta që tregonin emrat e kazinove dhe tërhiqnin klientët e shumtë të apasionuar pas lojërave të fatit. Mësojmë se këto kazino xhirojnë miliona dollarë në vit dhe që tërheqin njerëz të pasur nga të katër anët e botës. Këto kazino janë të njohura edhe për disa shqiptarë të kamur të cilët preferojnë t’i shpenzojnë paratë e tyre në Qipro, larg syrit të të njohurve të tyre.
Universitetet
Sistemi i arsimit të lartë përbën një nga lokomotivat e ekonomisë së Qipros Veriore. Me 6 universitete të mëdha dhe me 45 mijë studentë nga 44 vende të ndryshme te botës, kjo republikë e vogël kishte krijuar një sistem arsimor të shkëlqyer dhe mjaft modern. Për një vend me 250 mijë banorë, 45 mijë studentë janë një shifër marramendëse. Kushtet mjaft komode që ofronin këto universitete kishin bërë që ato të frekuentoheshin nga studentë që vinin nga vende të ndryshme të botës dhe që krijonin një mozaik kulturash për t’u pasur zili. “Near East University” dhe “Eastern Mediterranean University” ishin dy institucionet më të mëdha të arsimit të lartë që kishin rreth 30 mijë studentë nga vende te ndryshme të botës. Izolimi që përjeton Qipro e Veriut për shkak të mosnjohjes ndërkombëtare kohët e fundit kishte filluar të prekte edhe sistemin e arsimit të lartë në këtë vend. Republika e Qipros (Qipro e Jugut) me influencën e saj si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian kishte ndërhyrë për të penguar pranimin e këtyre universiteteve në procesin e Kartës së Bolonjës. Kjo ndërhyrje konsiderohej nga stafet akademike në veri si një përpjekje për të izoluar më tej vendin.
Ku ndodhet Qipro
Republika turke e Qipros së Veriut ka një sipërfaqe prej 3,355 kilometra katrorë dhe një popullsi prej 265 mijë banorësh. Ndodhet në lindje të detit Mesdhe dhe ka një distancë prej 70 kilometrash nga Turqia, 100 kilometra nga Siria dhe 320 kilometra nga Egjipti.