Negociatat;dush i ftohtë për kosovarët e i nxehtë për serbët
Kosova pas shumë përpjekjeve të saj të mëdha dhe pas angazhimeve të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me zgjidhjen e statusit të saj ,si duket tani ka hyrë në një kapitull të trishtuar të historisë së saj më të re .Kjo vjen si rezultat i dembelisë së elitës politike kosovare, i krenarisë dhe etjes ruse si dhe i shfrenisë dhe ëndrrave të politikës serbe.Ky tundim i vazhdueshëm që vjen nga politika dhe diplomacia ruse tregon qartë se ajo është duke u munduar ta vështirësoj dhe komplikoj terrenin dhe njëkohsisht duke kërkuar atë që as kafsha nuk kërkon, pra nxitjen dhe ndarjen e interesave brenda sllavizmit të realizojë ëndrrën e saj të ndikimit në Ballkan dhe Europë nëpërmjet këtij procesi mjaft kompleks por edhe historik.
Ndërkaq vazhdimi i negociatave është një lojë e pistë e kërkesës ruse që të blej kohë të punojë nën dhe të gjejë “vrimën e miut” që ta rrisë atë duke manipuluar me vullnetet historike të popujve liridashës.
Në anën tjetër të habit fakti se si bashkësia ndërkombëtare e lëmon kërkesën ruse dhe dëshirat e saj mjaft ironike , pastaj është tepër e paarsyeshme se si politika e unionit europian mbështet këtë kërkesë e cila nxit dhe hap probleme të tjera. Duhet të kihet parasysh nga elita politike Kosovare dhe respektivisht ekipi i unitetit që ta kenë si prioritet madhor gjatë negociatave që do zhvillohen për 120 ditë , objektin më të madhë dhe synimin e tyre të qartë të politikës dhe vullnetit të popullit i cili dëshiron të jetoj i lirë dhe i pavarur , sepse ka gjasa që rrugëtimi i Kosovës të marrë kahje tjetër dhe ata tani mund të gjenden para aktit të kryer. Është shumë e mundshme që në tavolinën e bisedimeve që do zhvillohen ndërmjet palës kosovare dhe serbe të hidhet nga trojka SHBA-BE dhe Rusi modeli i ndarjes, kjo është ajo që shpesh në diplomaci ndodh pra rikthimi i cështjeve në tryezën e dy palëve ashtu që palët të mospajtohen ose të pajtohen në mesë dy rrugëve ose ndarje të plaçkës ose vazhdim i gjendjes ekzistuese respektivisht ngrirjes së tyre.
Në rast se në negociatat e ardhshme 120 ditore vihet në tavoline ndarja, atëherë shqiptarët e Kosovës duhet të heqin dorë nga ky model ngase do na përsëriste Bosnjën e dytë apo ndonjë konflikt të ngrirë, ose në fund të fundit do na nxiste ne që të kërkojmë bashkim me shtetin shqiptarë.
Gjatë kohës së atyre 120 ditëve në mes palës kosovare dhe serbe bisedimet do mund të futen ne binare te dyfishtë ose në binarë të shumëfishtë si rezultat i mosmarrveshjeve apo edhe ndryshimeve të qasjes në bisedime që do aplikohen , ndërsa seriozitet të bisedimeve nuk do ketë kurrë sepse asgjë nuk kemi të përbashkët me serbët e aq më pak me rusët.
Gjithashtu duhet ti druhemi direktivave të rradhës të cilat do mund ti ndryshojnë pikat që janë vënë nga Grupi i Kontaktit dhe bazamenti i pakos së Ahtisaarit, sepse gjatë këtyre negociateve mund të kërkohet ndonjë lëvizje e vogël e që do ishte e madhe për Kosovën dhe të ardhmen e saj, pra mund të kërkohet një republikë e Kosovës por pa sovranitet , apo një Kosovë as e Serbisë as e vetë kosovarëve, por me një kontrollë europiano-amerikan deri në pafundësi apo mund të lëvizin edhe në atë të ndarjes së plaçkave që është më e mundshmja në këtë proces.
Të gjithë e dinë se kur bëhet ndërrimi i personelit dhe rishikimi i diplomacisë dhe politikës në raport me zgjidhjen e çështjeve e ne kete rast te statsusit të Kosovës atëherë nuk pritet asgjë tjetër vec qasjes së këtij procesi nga anash apo edhe jashtë logjikës së propozuar më herët nga Ahtisaari i cila ishte kompromisi më i madhë në historinë e politikës dhe diplomacisë së popujve apo shteteve.
Prandaj përfshirja e njerëzve të tjerë në këtë proces me ide të reja e që në faktë janë të vjetra në procesin negociator psh trojka e dal nga Grupi Kontaktit për ta çuar përpara zgjidhjen e statusit të Kosovës është një dush i ftohtë për palën kosovarë e një dush i nxehtë për palën serbe dhe një dush i vakët për rusinë, asgjë nuk mund të dal nga jo që nuk ka dal as nga koha kur është biseduar me ndërmjetësimin e emisarit Ahtisaari, asgjë të re nuk pritet në këto negociata 120 ditësh përveç se daljes nga pikat e propozuara nga emisari Ahtisaari.
Si duket kjo kohë shtesë për negociata do te vazhdoje ti ushqejë shpresat e mëdha dhe të rrejshme serbe , dhe njëkohsishtë lënja e dorës së lirë nga ana e Rusisë ,e cila na çon në atë se Serbia dëshiron ta prek ëndrrën e cila është e paaritshme ndërsa Rusia dëshiron të krijoj një diplomaci personale dhe ajo të jetë e paprekshme dhe e pazbuluar nga të tjerët. Politika e paarsyshme dhe përfituese si dhe diplomacia personale Ruse u shfaq në pikën e fundit dhe afër vendimit të statusit të Kosovës , kjo erdhi si rezultat dhe tani është bërë delikate “problemi i krenarisë së flliqur ruse” kjo krenari vjen nga ngritja e ngadalshme e saj dhe nga hulumtimi i terrenit në mënyrë demoniake , sepse këtu është qëllimi i fantazmës së ndërhyrjes së diplomacisë ruse në këtë cështje mjaft të rëndësishme për Europën dhe Ballkanin .
Pas gjithë kësaj, krejt në fund mund të themi se kjo është koha e arsyeshme të vendoset për fatin e Kosovës si shtet i pavarur , sepse herët a vonë do të jetë detyrim për bashkësinë ndërkombëtare dhe Rusinë ta njohin pavarësinë e saj. Sepse gjatë kësaj periudhe në lodhje me statusin e Kosovë bashkësia europiane është e bllokuar nga pavendosmëria dhe konflikti i intersave ndërmjet antërëve të saj , ndërsa në anën tjetër Kosova është një domosdoshmëri europiane , kështu që nëse kjo nuk mund të ekzistoj atëherë ajo duhet shpikur në të ardhmen sepse pa Kosovës Bashkimi Europian dhe Ballkani do jenë sikur një trup pa zemër. Ndërsa moszgjidhja e statusit të Kosovës tani dhe mënjëherë në mënyrën e drejtë të saj , do ishte fatkeqësia më e madhe ballkanike dhe europiane.