Dramë në Peqin, humbet Shkumbini

Edhe Shkumbini mund të humbasë në shtëpi. Madje ishte e vetmja humbje e ekipeve shtëpiake në javën e 6-të të Superligës. Dhe këtë skuadrës peqinase ia shkaktoi Lushnja, fqinja e saj. Pas tre fitoresh në Peqin, Shkumbini humbi 1-2 me Lushnjën, që nga ana e saj regjistroi fitoren e dytë sezonale, pas asaj me Flamurtarin në javën e tretë.
Mbrojtësi Erald Turdiu ishte personazhi “VIP”, pasi realizoi një gol e u ndëshkua me karton të kuq, por heronjtë e ndeshjes ishin Bubeqi e Çela, që me golat e tyre firmosën edhe fitoren e formacionit të Saimir Malkos.
Shkumbini i Gugash Maganit ishte i bindur se vetëm presioni ndaj kundërshtarit do ta çonte te goli. Në minutën e 16-të, Erald Turdiu realizoi me penallti, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të lehtë ndaj verdhjeshilëve.
Por, tre minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Dorian Bubeqi, duke shfrytëzuar me zgjuarsi një aksion të Lushnjës, shënoi në minutën e 42-të.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Turdiu ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Bubeqit, e gjyqtari Bardhyl Pashaj e dërgoi tiranasin në dhomat e zhveshjes.
Gentian Çela nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 73-të. Edhe pse gjyqtari i katërt akordoi pesë minuta shtesë, por Nora nuk realizoi dot në minutën e 93-të, por portieri Spaho e devijoi në goditje këndi.
Një humbje dëshpëruese e Shkumbinit, për më tepër në shi, por e merituar e Lushnjës, që iu shkëput vendin të fundit, duke lënë pas Partizanin e Bylisin.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 6
Dje, 03.10.2008
Teuta-Apolonia 2-1
Golat: 13’ Hysa, 34’ Jakupi /73’ Berkiç
Sot, 04.10.2008
Besa-Elbasani 1-0
Golat: Kuli 63’ (p)
Shkumbini-Lushnja 1-2
Golat: 16’ Turdiu (pen)/ Bubeqi 42’, Cela 73’ (p)
Dinamo-Vllaznia 1-1
Golat: 15’ Smajli (aut)/ Dhembi 59’
Bylis-Tirana 0-0
Flamurtari-Partizani 1-0
Golat: 31’ Brajkovic (p)
E Shtune, 04 Tetor 2008