E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa arrin fitoren e parë në shtëpi

Besa më në fund pas katër ndeshjesh të zhvilluara në shtëpi arriti fitoren e parë, por dhe trajneri Ilir Daja regjistroi fitoren e parë, pas një humbjeje me Shkumbinin (1-0) e një barazimi me Teutën (1-1). Dhe këtë e arriti ndaj ish-skuadrës me të cilën fitoi titullin e parë kampion, Elbasanit, edhe pse me rezultatin e ngushtë 1-0.

Mbrojtësi i Elbasanit, Endri Vrapi pengoi sulmuesin e Besës, Gerhard Progri brenda zonës, e gjyqtari nuk u mendua dy herë për të dhënë penallti. Kapiteni Bekim Kuli realizoi me një gjuajtje të lehtë, duke mposhtur portierin verdheblu Osmani. Ky ishte goli i dytë me penallti i ish-sulmuesit të Dinamos, pas atij kundër Bylisit e i treti sezonal për kavajasin.

Një fitore me vlera, teksa Daja ka dy javë kohë për të përgatitur skuadrën e tij për ndeshjen e radhës në transfertë kundër Lushnjës, që fitoi me Shkumbinin. Elbasani pret nga ana e tij në javën e 7-të (18 tetor 2008) Teutën, që fitoi të premten 2-0 me Apoloninë.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 6

Dje, 03.10.2008

Teuta-Apolonia 2-1

Golat: 13’ Hysa, 34’ Jakupi /73’ Berkiç

Sot, 04.10.2008

Besa-Elbasani 1-0

Golat: Kuli 63’ (p)

Shkumbini-Lushnja 1-2

Golat: 16’ Turdiu (pen)/ Bubeqi 42’, Cela 73’(p)

Dinamo-Vllaznia 1-1

Golat: 15’ Smajli (aut)/ Dhembi 59’

Bylis-Tirana 0-0

Flamurtari-Partizani 1-0

Golat: 31’ Brajkovic (p)

E Shtune, 04 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›