Humbet Siti i miliardave Celsi nuk fal

Kampioni i Anglise Celsi arriti nje fitore te vonshme 2-1 ndaj Bllekbernit ne Eud Park duke firmosur fitoren e tete te tij qe e mban fuqishem ne vendin e pare ne Premier Lige. Branislav Ivanovic shenoi me koke pas nje harkimi nga Juri Zhirkovi kur kishin mbetur dhe gjashte minuta loje por Bllekberni e konsideroi veten e tij te pafat qe nuk morri nje barazim. Bllekberni pati shume raste ndaj Celsit por Piter Ceh i mbajti ne loje liderit e liges derisa ne minuten e 22-te kur pesoi golin nga Benxhani Muarauari i cili kerceu mbi Xhon Terrin. Nikolas Anelka barazoi per Celsin ne minuten e 39-te pas nje kombinimi me Didier Drogbase dhe Florent Maludas. Golin e fitores se bluve e shenoi . Branislav Ivanovici. Trajneri i Ceslit Karlo Anceloti ishte mjaft i lumtur pas fitores por me ndeshjen e Liges se Kampioneve te programuar javen e ardhshme lojtaret e tij ishin me pak dinamike. Anceloti tha Sigurisht ne deshirojme ti fitojme te gjitha ndeshjet. Te fitosh ligen serish ne duhet te mundim Bllekbernin dhe sa me shume ekipe te tjera. Trajneri i Bllekbernit Allerdajs tha Per 40 minutat e pare ne ishim skuadra e vetme qe po prodhonim futboll te madh por ata barazuan para pushimit dhe na goditen serish.
SITI
Mancester Siti humbi shansin per te mbajtur nen presion Celsin pas humbjes 2-1 me Uolverhemtonin. Uolves kishte arritur vetem nje fitore gjate gjithe sezonit ishte ne dizavantazh ne minuten e 23-te kur Ricard Stirman rrezoi David Silven duke shkaktuar penallti ne minuten e 23-te. Emanduel Adebajor e konvetoi ne gol por Uolverhemtoni nuk u dorezua. Nenad Milijas barazoi me nje gjuajtje brenda zones nderkohe qe Uolves fitoi ndeshjen ne minuten e 57-te kur Dejvid Eduards realizoi pas nje topi te kthyer pasi gjuajtja e Kevin Dojlit ishte bllokuar nga portieri.
ARSENALI
Goli me koke e Aleks Songut i dha nje fitore te vonshme 1-0 Arsenalit ndaj Uest Hemit duke i mbajtur Topcinjte ne gjuetine e liderit te Premier Liges Celsit. Mesfushori kamerunas shenoi nga nje distance e afert ne minuten e 88-te duke i mohuar Cekicave nje pike ne Emirates Stadium. Arsenali kishte goditur me pare dy here shtyllen permes Samir Nasrise dhe zevendesuesit Teo Uallkotit. Portieri i Uest Hemit Robert Grin gjithashtu prodhoi nje numer te madh pritjes duke iu mohuar vendasve nje fitore te thelle. Arsenali qendron pese pike pas Celsit qe fitoi nga ana e tij 2-1 kunder Bllekbernit. Uest Hemi i Valon Behramit vazhdon te jete ne krize rezultatesh ne fund te tabeles me vetem 6 pike te grumbulluara ndersa eshte rritur presioni ndaj trajnerit Avram Grant. Ne ndeshjet e tjera te dites se shtune Evertoni fitoi 1-0 me Stok Sitin dhe Fulhami 2-0 me Uiganin.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 30 Tetor 2010