E Diel, 1 Nëntor 2026

Drande Xhaj: Sukseset e mia perkrah Tano Banushit dhe Paulin Prekes, koloseve te humorit Albina Gjergji

Nje aktore me karriere te shkelqyer ne zhanrin e komedise (humorit) dhe jo vetem, Drande Xhaj padiskutim radhitet nder emrat me te dashur ne listen e gjate te artisteve shqiptare, te cilet nder vite i kane dhene shume Teatrit te Humorit dhe publikut. E cilesuar nga artdashesit si “embelsira shkodrane”, CV-ja e roleve te saj eshte aq e pasur, saqe edhe kur e takon ne nje dite te zakonshme pranvere eshte e pamundur te mos qeshesh, te mos i numerosh personazhet dhe te mos e identifikosh me “motren mizore” te “Shokut Xhemal”, Domeniken te “Pensionisti”, nusen te “Dhendri nga Amerika”, etj.. Nuk eshte larguar kurre nga qytetit i zemres, jeton ne Shkoder dhe vazhdon ta ushtroje profesionin e saj si aktore ne Teatrin “Migjeni”. E perqendruar ne shfaqjen e fundit, e cila ka rezultuar mjaft e suksesshme, Xhaji tregon se rolet qe ka interpretuar nder vite i shikon si femijet. Nuk deshiron te beje krahasime, por me te dashurit mbeten ato qe publiku ka duartrokitur me fort. Mirenjohese, e cilter, e komunikueshme, ne intervisten e meposhtme dhene per KJ, aktorja e mirenjohur rrefen jeten e saj mes skenes dhe perditshmerise se nje gruaje te thjeshte. Sfidat dhe arritjet profesionale. Personazhet qe e bene te dashur, skecet dhe interpretimet me te suksesshme perkrah koloseve te humorit si Tano Banushi, Paulin Preka, Zef Deda, Katrina Biga, Besnik Qinari, etj..

Tridhjete vjet ne skene me nje karriere te admirueshme, cfare ndjen kur kthen koken pas dhe shikon se vitet kane ecur znj. Xhaj?

Mall, ndjej mall, por faleminderit Zotit kam pasur dhe kam nje karriere te mire dhe kam cfare te kujtoj. Me shume se 30 vite ne skene, skene, e cila per mua do te mbetet si nje altar i shenjte. Te jem kaq gjate ne publik dhe prape te te presin me duartrokitje eshte sadisfaksion dhe emocion qe, lum ai artist qe e provon. Une per vete i gezohem ketij privilegji. Por, duke kthyer koken prapa sigurisht qe gjej vend edhe per kritika dhe pretendime ndaj vetes. Pas gjithe kesaj eksperience them se, disa gjera do i ndryshoja per te bere me te miren e mundshme, por si cdo artis edhe per mua do te kete pengje… sado te vogla.

E vleresuar per plastiken dhe interpretimin origjinal, cilin skec, apo rol do te vleresonit si me te vecantin dhe qe ju ka bere shume te dashur per publikun?

Shume artiste me te drejte thone qe rolet jane si femijet dhe nuk mund t’i vecosh, pasi secili eshte shume i dashur dhe ne periudha te caktuara jeton me cdo personazh, por une po ndaj disa sipas shijes se artdashesve, te cilet shpesh na pershendesin ne shenje respekti dhe vleresimi me emrat e disa prej personazheve: Nusja tek “Dhendri nga Amerika”, Amrik (Mrika) tek “Toka e Dan Dupit”, italiania tek skeci i ndihmave, motra mizore tek “Shoku Xhemal”, Domenika te “Pensionisti”, Xhada tek komedia “Big Brother Shkodra” e shume te tjere. Role te dashura dhe qe i ruaj ne zemer jane edhe rolet e mia dramatike, si aristokratja tek drama “Klithma ne debore” me regjisor aktorin e talentuar Bruno Shllakun, rolin e murgeshes tek drama e Fadil Krajes “Midis dy dhimbjeve”, me regjisor te mirenjohurin Elez Kadria, rolin e heroines tek drama “Trokitjet e zemres” me regjisore Violeta Sekuj, si dhe shume role te tjera ne kino-komedite e TVSH-se, por nje nga rolet e mia me te dashura dhe qe e ruaj gjithmone ne zemer eshte roli i Lices (protagoniste) ne filmin e Kinostudio “Shqiperia e Re”, “Thirrja”. Kam qene vetem 16 vjec, ne vit te dyte gjimnaz kur nje grup i kinostudios me kino-prove me zgjodhen mua nga te gjitha gjimnazistet e Shkodres per te luajtur kete rol. Gezimi im nuk pershkruhej, sepse do te thoshte shume te interpretoja ne nje film atehere kur nuk dija cfare ishte skena, apo ekrani, aq me teper perkrah aktoreve me ne ze te kohes si , Ndrek Luca, Tinka Kurti, Roza Anagnosti e shume emra te tjere te njohur. Pothuajse i gjithe aktiviteti, pra rolet dhe puna ime ne Teater eshte vleresuar pozitivisht nga kritika e kohes. Edhe sot.

Nder vite humori juaj ka gozhduar perpara ekranit teleshikues te panumert. Me sa nostalgji e kujtoni te shkuaren artistike?

Kam shume nostalgji per te shkuaren time artistike dhe jo vetem, sepse ajo eshte edhe pikenisja ime. Ishte rruga e gjate qe do te pershkoja deri ketu, aty u vulos e ardhmja e jetes time. Pervec kesaj lidhja me Teatrin asokohe ishte shume e forte, aty kalonim pjesen me te madhe te kohes dhe ishim si nje familje. Shume aktivitete, premiera, prova, turne festivalesh, kjo fale asaj qe nuk kishte tjeter alternative artistike. Por edhe pse kishte raste qe ndjeheshim te lodhur merrnim shume kenaqesi dhe emocion.

Ndodh qe t’i shikoni skecet tuaja ne internet?

Po. Shume miq, admirues me dergojne ne profilin tim video te puneve te mia ne Teater, bashke me to edhe komentet e tyre te mrekullueshme qe me zgjasin jeten dhe me rinojne, por edhe me ngarkojne me nje lloj pergjegjesie morale per te bere me te miren.

Dalja juaj e pare ne skene, si e mbani mend. Na rrefe ndjesite dhe kur daton ajo?

Dalja ime per here te pare si profesioniste ne skenen e Teatrit eshte ne shtator te ’78-es, ne premieren “Ju lumshin duart” me regjisor, nje nga themeluesit e Estrades profesioniste, mjeshtrin Paulin Sekuj, ne kete premiere isha drejtuese, apo sic i thone sot, koordinatore e shfaqjes, si dhe 3 role episodike. O Zot, ishte emocion i papershkrueshem te dilja perpara nje salle te tejmbushur me spektatore dhe te interpretoja me nje kolos te skenes shqiptare me emrin Tano Banushi. Po jetoja nje enderr, ku cdokush kishte deshire t’i takonte, qofte edhe vetem nje here ne jete keta mbreter te skenes e mua me dukej vetja shume e vogel para ketyre aktoreve qe bene histori ne Teatrin dhe humorin shqiptar.

Cfare e ben te vecante, pikant dhe kaq te dashur per publikun humorin shkodran, ndryshe nga ai i qyteteve te tjera, sipas jush znj. Xhaj?

Ah, Shkodra eshte e vecante ne te gjitha fushat, sidomos ne ato te artit e keshtu edhe ne ate te humorit. Ky qytet sa interesant dhe i vecante qe eshte gjeneron gjithmone vlera dhe humor. Ku ka shkodran qe nuk ka humor? Kjo e ben edhe me te veshtire, por edhe te bukur punen tone. Pra, Shkodra e ka ne gen humorin.

I perkisni nje brezi talentesh, te cilet bene histori ne Teater dhe kinematografi. Po sot si ju duket niveli i Teatrit, kinematografise?

Me keqardhje me duhet te them se sot Teatri dhe Kinematografia jane ne krize, pa asnje lloj mbeshtetjeje nga organet dhe dikasteret perkatese e qeveritare. Kjo eshte fatale. Per vlerat e vecanta dhe per Teatro te vecante duhet patjeter te investohet dhe jo te degradoje ne dite te hallit. Kalimi ne varesi te Bashkive qe nderrohen eshte denim me vdekje per Teatrin, sidomos per Teatrin “Migjeni”, artistet e te cilit kane themeluar edhe Teatrin Kombetar te Tiranes, si dhe ndonje Teater tjeter qe kane bere vertete histori dhe kane vlera kombetare. Duhet t’i japin status te vecante, ose rajonal…

Po brezi i ri i aktoreve, cili eshte opinioni juaj per ta?

Sot ka nje brez shume te talentuar aktoresh dhe gezohem shume per kete fakt, por e kane shume te veshtire. Ku do ta shfaqin talentin e tyre? Nuk mund te jetojne dhe punojne te gjithe ne Tirane. Shume prej tyre sakrifikojne talentin e tyre, duke bere pune te rendomta, nderkohe qe jane diplomuar ne aktrim. Eshte me te vertete per te ardhur keq.

Keni qene kritike ndaj vetes dhe per cfare?

Patjeter. Njeriu perpiqet te jape me te miren e mundshme ne cdo shfaqje.

Skenaristet, autoret qe ju kane ofruar humorin me te suksesshem. Cilin do te vleresonit si me te talentuarin?

Paulin Selimi ishte dhe mbetet nje nga penat e shquara te humorit shkodran dhe shqiptar. Me humbjen e tij, arti humbi nje shkrimtar dhe skenarist te humorit. Materialet e tij humoristike kane hyre ne fondin e arte. Trupa e humorit ka bashkepunuar me autoret me te njohur ne fushen e humorit. Mjeshtra te kesaj gjinie si, Gjergj Vlashi, Haxhi Rama, Pellumb Kulla, Kolec Pepa, Bik Pepa, etj. zene nje vend te vecante ne artin shqiptar. Nje emer i rendesishem si autor skenaresh eshte edhe kolegu, im aktori brilant, Paulin Preka. Materialet e shkruara nga Paulini jane te jashtezakonshme. Ai e njihte shume mire ate cfare vertete kerkonte skena. Po kujtoj vetem disa nga materialet e tij. “Tuci me Loken”, “Ndihmat italiane”, “Daja i burrit”, “Pensionisti” e shume te tjera qe jane vleresuar maksimalisht, jo vetem nga artdashesit, por edhe kritika.

Mendoni se duhet bere me shume per emrat qe nuk i kthehen me artit-penes sone? Cfare dhe kush konkretisht?

Sigurisht. Njerezit me merita te vecanta duhen kujtuar sa jane gjalle, sepse me pas nuk ka asnje vlere. Ashtu sic fatkeqesisht ndodh ne vendin tone.

A jane vleresuar sic duhet dhe sa duhet aktoret e humorit ne sistemin e diktatures znj. Xhaj (materialisht dhe moralisht)?

Ne kohen e diktatures eshte e vertete qe kishte vetem vleresim moral, por gjithsesi kasta e aktoreve ka qene me e vleresuar edhe materialisht.

Po sot, pas 22 vitesh demokraci a ndjehen te tille?

Sot as kujtohet kush e kjo eshte fatale per mendimin tim. Por nuk duhet te harrojme se, sado te perparoje e lulezoje Shqiperia ne te gjitha fushat, pa art e kulture nuk mund te mburresh se ka vend.

Kreativiteti ka qene me i madh perpara ‘90-es, sipas jush?

E them me bindje te plote qe po. Nuk perjashtoj kreativitetin e sotem te regjisoreve dhe skenaristeve, etj., por jane me te vaketa dhe me pak pikante, sesa ka qene kohen tone humori.

P. Preka, B. Qinari, Z. Miloti, Z. Deda, K. Biga, G. Kruja, E. Halili jane disa nga koleget dhe miqte tuaj me te mire. Disa prej tyre jeta i ka perplasur jeta ne brigje te largeta, sic eshte rasti i Katrina Biges dhe Paulin Prekes, te cilet jetojne ne Amerike. Degjoheni shpesh me ta, takoheni ndonjehere te gjithe bashke dhe si do te na e pershkruanit nje “sofer” ritakimi?

Kam qene me shume fat dhe jam shume e nderuar qe kam punuar me kolege te mrekullueshem, sic jane emrat qe ju keni radhitur, por nga mjeshtri dhe artisti i merituar, Paulin Preka kam mesuar shume dhe i jam mirenjohese. Gjithashtu, mjeshtri Zef Deda nje nga me te shquarit e skenes, kam kujtime te bukura edhe me mjeshtrin Gezim Kruja, me te cilin kam perjetuar emocione te vecanta nga pritja e mrekullueshme ne Gjermani e Zvicer. Me trupen e estrades kemi edhe shume turne te tjera jashte qe mbeten te pashlyera ne kujtesen time sa te jem gjalle. Kam punuar me Sander Rucin, nje aktor i talentuar me shije dhe shume punetor, Anton Krosaj nje aktor me i ri, por qe mendoj se ka per te dhene shume ne skene. Do vecoj dhe jo pa qellim e lashe per ne fund nje aktore te jashtezakonshme, per te cilen kritika e kohes ka folur me superlative, Jolanda Shala qe fatkeqesisht u nda nga jeta ne kulmin e karrieres se saj, ne moshen 36-vjecare. Keta jane jo vetem kolege, por edhe miq te mire qe kam ndare gjithcka me ta, gezimet, brengat, sukseset. Te gjithe keto artiste jane pjese e jetes sime.

Po ju e keni menduar ndonjehere te largoheni nga Shqiperia?

Kush eshte ai shqiptar qe nuk e ka menduar te pakten nje here ne jete dicka te tille, por nuk e kam pare si rrugezgjidhje te problemeve qe kishin shqiptaret, sidomos ne vitet e para te demokracise.

Perkrah kujt do te donit te aktronit perseri?

Perkrah kolegeve te mi, talenteve te rinj dhe kujtdo qe e meriton skenen e bukur te Teatrit.

Sa ka ndryshuar Shkodra nder vite, qofte dhe nga mentaliteti?

Shkodra eshte qytet i dashtun fort. Eshte qytet qe te mirepret, qe te respekton, qe te mbush me ajer dhe ne cdo cep te saj nuhat arome tradite, kulture, poezie, vlere, dashnie… Shkodra si cdo qytet tjeter ne dukje ka ndryshuar pak, por per mire mendoj. Demokravia ka ndikimin e vet, fatmiresisht edhe ne restaurimin e objekteve me vlera te jashtezakonshme historike, por sigurisht ka akoma per t’u bere. Ndersa sa i takon mentalitetit ky qytet ka qene gjithmone i kulturuar dhe modern.

Dilni xhiro ne darke znj. Xhaj? Ku ndryshojne shetitjet e sotme nga ato te viteve te kaluara?

Patjeter qe dal. Shkodra i ka te vetat xhirot e darkes. Ndryshimi i vetem qe verej eshte rinia, e cila sot eshte me moderne, por qe shpenzon shume kohe ne kafe. Ndersa ne kohen tone shetitjet beheshin neper parqe dhe perjetoheshin me emocione me te pastra (padashur te paragjykoj).

Kur nis dhe si perendon nje dite e zakonshme juaja ne Shkoder?

Nje dite e zakonshme per mua eshte zgjimi ne mengjes. Bej adetet e zakonshme, pi nje fixhan qumesht me kafe dhe me shume deshire behem gati per ne Teater, pra per ne pune. Kur jemi ne pergatitje te ndonje premiere punojme para e pas dreke. Teatri eshte jeta ime, teatri wshtw gjithcka pwr mua. Dashuria ime.

Familja, sa e rendesishme eshte per ju dhe nga sa anetare perbehet?

Une jetoj e vetme, pasi para 7 vitesh burri im u largua nga kjo jete ne moshen 58-vjecare papritur. Ishte dhimbje e madhe per mua, e kisha jo vetem shokun e jetes, por mik, kritik dhe shumecka. Nje njeri i mrekullueshem dhe intelektual me shume kulture, i diplomuar per Matematike-Fizike dhe Ekonomi. Kjo eshte jeta ime dhe keshtu do ta jetoj. Nenen e kam gjene me te shtrenjte, me te cilen kaloj kohen e lire, por jam e rrethuar me shume dashuri nga motrat dhe vellezerit. Edhe pse emigrante me gjinden gjithmone. Gjithashtu, miq shume te mire e te pazevendesushem. Me ftojne shume shpesh per kafe e dreka, brenda dhe jashte qytetit.

Ju keni punuar per disa vite edhe ne nje televizion lokal, ku kishit emisionin tuaj…

Po, eshte e vertete. Kam punuar gjashte vite ne nje televizion lokal, por asokohe kisha shume angazhime jo vetem me emisionin tim, por edhe me punen ne teater, keshtu qe nuk munda ta vazhdoja shume gjate. Megjithate them se ka qene nje eksperience e bukur, me gjithe veshtiresite dhe nivelin e televizioneve lokale.

Aktualisht jeni aktore ne Teatrin “Migjeni” te Shkodres. Cila eshte shfaqja e fundit qe eshte vene ne skene, ku luani edhe ju?

Vazhdoj te punoj ne Teater dhe sapo kemi shfaqur me shume sukses komedine-serial “Big Brother Shkodra 2”. Kjo vjen pas nje tjeter suksesi te “Big Brother Shkodra 1”. Seriali i dyte eshte shkruar nga aktori i mrekullueshem dhe koleg shume i mire, Besnik Qinari. Une jam Xhuli kete here.

Sa ndiqet Teatri ne qytetin e Shkodres dhe a eshte po aq dashamires spektatori yne, krahasuar me ate perpara shume vitesh?

T’ju them te drejten dhe me shume sinqeritet artdashesit shkodrane jane te jashtezakonshem. Dikur na ndiqnin per qejf, por edhe sepse nuk kishin alternative tjeter, por sot qe jeta ka ndryshuar krejtesisht ata jane gjithmone aty ne mbeshtetjen tone dhe per argetimin e vet. Ata me duartrokitjet e te qeshurat e tyre jane frymezimi dhe vleresimi yne me i mire i pakrahasueshem me asgje. Jane motivi i jetes sone artistike, i perulem me respektin dhe mirenjohjen me te madhe ketij spektatori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›