E Diel, 1 Nëntor 2026

Drashkoviç: Kosova, fqinji special i Serbisë

Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (LRS), Vuk Darshkoviç, deklaroi se BE nuk ka alternativë të qartë dhe Serbia me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie si me fqinjin special, pasi pajtimi me shqiptarët, sipas tij, është i interesit primar për serbët e Kosovës.

”Pajtimi me shqiptarët është i interesit prioritar për popullin serb në Kosovë. Pa njohje formale të pavarësisë së Kosovës, Serbia do të duhej të zhvillojë bashkëpunim të gjithanshëm në të gjitha fushat si me fqinjin special”, tha Drashkoviç në tubimin parazgjedhor në sheshin e Republikës në Beograd.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›