E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule: Jo zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë

Ndërsa kanë mbytur edhe 6 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Serbi, komisioneri për zgjerimi në BE, Stefan Fyle, ka ritheksuar se nuk ka vend për zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Duke folur në një konferencë në Bruksel për bashkëpunimin rajonal në territorin e Ballkanit dhe të ardhmen e këshillit të bashkëpunimit rajonal, komisioneri Fyle, tha se për ata që kanë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, duhet të gjenden mundësitë që t `u jepet rasti të votojnë në këto zgjedhje.
 

"Me sa di unë nuk ka ende një marrëveshje ndërkohë që negociatat vazhdojnë. Megjithatë ne jemi në kohë. Unë shpresoj se një marrëveshje zyrtare do të mbyllet së shpejti. Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë e personelit të OSBE-së dhe të gjithë njerëzit që janë të përfshirë dhe për të siguruar zgjedhje demokratike “-tha Fyle.
 

Sa i përket marrëveshjeve të arritura në muajin shkurt për takimet rajonale në dialogun Kosovë- Serbi, komisioneri për zgjerimit Stefan Fule, tha se ato duhet të zbatohen.
 

Fyle tha se i vjen keq që Serbia dhe Kosova interpretojnë në mënyrë të ndryshme këtë marrëveshje dhe ajo ka rezultuar me moszbatimin e duhur të saj. Për komisionerin Fyle pas zgjedhjeve në Serbi, si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të gjejnë një mënyrë që të mundësohet bashkëpunimi rajonal.
 

Ndërkohë pretendimi i përfaqësuesve lokalë serb ë për të mbajtur zgjedhje në territorin e Kosovës ka tensionuar situatën, ndërsa misioni i BE-së në Kosovë ka kërkuar përforcime.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›