E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat ruse nxisin tensione në Maqedoni

Pas mediave serbe edhe ato ruse i kanë cilësuar si ndëretnike, tensionet e fundit dhe vrasjen e pesëfishtë në Maqedoni. Reportazhet dhe shkrimet speciale nga mediat ruse vijnë pas atyre serbe, të cilën vazhdojnë ti kushtojnë hapësirë ngjarjeve të fundit në Maqedoni, duke paralajmëruar tensione ndëretnike dhe konflikt të ri.
 

E përditshmja "Pravda" disa ditë më parë përmes korrespodentit të saj në rajonin e Ballkanin, ka përshkruar si të tensionuar zhvillimet e fundit në Maqedoni.
 

Kjo gazetë gjithashtu është thirrur në burime të sigurisë në Shkup, duke nënvizuar se grupe të armatosura shqiptare vullnetare janë të pranishme në zonën e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës, e cila ishte e njohur për praninë e UCK-së në konfliktin e vitit 2001.
 

Sipas kësaj gazete, praninë e grupeve të armatosura në këtë zonë e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Kosovës, përmes një zyrtari të saj.
 

Edhe media të tjera ruse po ndjekin zhvillimet në Maqedoni, duke akuzuar si faktor tensionues shqiptarët dhe autorë të mundshëm të vrasjes. Mediat ruse gjithashtu situatën në Maqedoni e lidhin me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe paraqitjen e një formacioni ushtarak të shqiptarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›