Vjenë, gjendet i vdekur ish-kryeministri i Libisë

Trupi i Ghanemit u gjet të dielën në brigjet e lumit Danub në Vjenë. Zëdhënësi i policisë, Roland Hahslinger, tha se për këtë ngjarje nuk kishte ende asnjë të dyshuar.
69-vjeçari Shukri Ghanem, u largua nga Libia vitin e kaluar, gjatë kryengritjes kundër kolonel Muamar Gadafit.
Atëkohë ai tha se situate ishte bërë “e pa durueshme”. Ghanem shërbeu si kryeministër i Libisë nga vitit 2003 në vitin 2006 dhe më pas si ministër i naftës deri në vitin 2011.
Roland Hahslinger tha se nuk kishte shenja dhune mbi trupin e Ghanemit. Para vdekjes, ai ka punuar si këshilltar për një kompani me bazë në Vjenë./Start/F. P/
2012-04-30 14:04