E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draskovic: Nuk mund të humbet e humbura

Kryetari i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Draskovic ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve serbë për eurointegrimet bie përnjëherë, sepse atyre iu është servuar një “drogë e tmerrshme”- se me hyrjen në Bashkimin Europian, Serbia do ta humbë Kosovën. Ai ka thënë se Serbia po harron se nuk mund të humbet ajo që tashmë është humbur.

“Në emër të cilave synime popullit serb i plasohet gënjeshtra se ne e ruajmë sovranitetin mbi Kosovën kur këtë sovranitet nuk e kemi që nga kapitullimi në luftën kundër Aleancës së NATO-s”, ka deklaruar Draskovic gjatë një tribune.

Sipas tij, Serbia sot “ka sovranitet mbi Kosovën aq sa ka sovranitet edhe mbi Nigerinë”. Ai ka thënë se partia e tij është e angazhuar që të mbrohet populli serb dhe trashëgimia fetare, që, sipas tij, është e garantuar me Planin e Ahtisaarit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›