Përurohet përmendorja e Martin Luther King

Në fjalimin e tij presidenti Obama, presidenti i parë afrikano-amerikan, tha se zoti King “ngacmoi ndërgjegjen tonë” dhe na ndihmoi për ta bërë bashkimin më perfekt përmes fushatës së tij për barazi racore.
Ai tha se monumenti i kushtohej arritjeve të lëvizjes së të drejtave civile, duke shtuar se ai është shembull i forcës dhe kurajos së të gjithë atyre që ndihmuan për të sjellë ndryshim.
Gati 50 mijë vetë morën pjesë në ceremoni ku u përfshinë interpretime muzikore dhe fjalime nga drejtues të lëvizjeve civile, politikanë e të tjerë.
Monumenti i lartë gati nëntë metra është i vetmi në Shëtitoren Kombëtare që nuk i dedikohet një presidenti apo lufte. Memoriali është i pari në këtë Shëtitore që nderon një afrikano-amerikan.
Projekti prej 120 milionë dollarësh morri 15 vjet për t’u ndërtuar. /voa/