E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draxler vazhdon në Schalke

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 19:15

Schalke 04 ka njoftuar të hënën se talenti 17 vjeç, Julian Draxler ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare për të mbetur me skuadrën gjermane deri më 2016.

Mesfushori depërtoi në skenë në janar, kur pas inkuadrimit nga pankina shënoi një gol të jashtëzakonshëm në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë dhe zgjoi vëmendjen nga selektori i Gjermanisë Joachim Loew, e cili e quajti “talent i madh”.

Schalke kaloi një sezon dëshpërues në Bundesligë, duke përfunduar në pozitën e 14-të në ligë, por fitoi Kupën e Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›