Fowler ëndërron rikthimin në Liverpool

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 20:15
Robbie Fowler ka pranuar se dëshiron të kthehet në Liverpool si trajner në të ardhmen.
Ish sulmuesi i gjigantit nga Anfield Road është duke aplikuar për licencën e trajnerit në UEFA dhe pritet të fillojë karrierën si trajner, pas përfundimit të asaj si futbollist.
“Shpresoj që një ditë të kthehem në Liverpool, por nuk është gjë e cila varet nga unë. Të jem i sinqertë do të doja të kthehesha atje, sepse isha aty prej moshës 11 vjeç dhe ai klub është pjesë e madhe e jetës time”, tha Fowler për Al Jazeera Sport.