Hosni Mubarak ka tjetërsuar 185 miliardë dollarë

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 16:30
Gjatë udhëheqjes së tij, ish-presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, ka tjetërsuar 185 miliardë dollarë nga ndihmat ndërkombëtare për vendin, tregon hulumtimi i Qendrës ekonomike shkencore, i publikuar në Kajro.
Siç theksoi drejtori i qendrës, Saleh Gauda, gjatë hulumtimit është përcaktuar se ish-lideri në mënyrë joligjore ka marrë 87 për qind nga ndihmat e huaja.
Gauda deklaroi se nga viti 1982 deri në vitin 2010, 185 nga 213 miliardë dollarë nuk kanë arritur deri te qëllimi final.
Një pjesë e madhe e kësaj ndihme është marrë për honorarët e këshilltarëve egjiptianë dhe të huaj dhe për ripërtëritjen e kabineteve ministrore.
Shumë vende i kanë ndalur mjetet e tyre, pasi e kanë kuptuar se ato nuk shfrytëzohen për qëllimet e dedikuara.