Drecun: Marrëveshja garanton mbetjen e serbëve në Kosovë

Nuk ka mënyrë tjetër të mbetjes së serbëve në Kosovë, përveç se të arrihen garancitë për serbët përmes marrëveshjes së arritur në Bruksel, thotë Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun.
Ai ka thënë për televizionin B92, se ekzistojnë shumë mosmarëvshje dhe sfida, por, edhe ka persona që nuk iu përgjigjet stabilizimi i situatës dhe kështu qëllimisht ngrenë çështje krahas asaj të shtetësisë, diplomave dhe vendeve të punës.
Ai ka thënë se të gjitha çështjet duhet t’u sqarohen serbëve të Kosovës, raporton Rel
Më herët, nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se deri në qershor ende nuk është përcaktuar se çfarë duhet të bëjë Serbia, por, ai ka thënë se duhet gjithsesi të fillohet zbatimi i marrëveshjes me Prishtinën.
Ai ka thënë se më 7 maj, ekipi serb për zbatimin e marrëveshjes do të udhëtojë në Bruksel, ditën kur është edhe takimi i ri me serbët e veriut të Kosovës.
Javën e ardhshme, Prishtina dhe Beogradi pritet të vazhdojnë dialogun në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Mirëpo, për zbatimin e kësaj marrëveshje, sipas zyrtarëve të lartë serbë, do të nevojitet paraprakisht edhe një dakordim i Beogradit me serbët e komunave veriore./Indeksonline/